For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Margarita Tutulani.

Margarita Tutulani

Margarita Tutulani
Margarita Tutulani
U lind në1925
Vdiq6 korrik 1943
KombësiaShqiptare
Profesioniaktiviste në Lëvizjen Nacional Çlirimtare

Margarita Tutulani (Berat, 1925 - Gosë, 6 korrik 1943) ka qenë një veprimtare antifashiste e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare pjesë e rezistencës shqiptare, u pushkatua nga pushtuesit italianë për veprimtarinë e saj në këtë lëvizje së bashku me të vëllanë Kristaq Tutulanin. Regjimi komunist pas çlirimit e shpalli Heroinë të Popullit.

U lind në Berat, në lagjen Goricë, e bija e Miltiadh Tutulanit dhe Kristina Haxhistasës, e mbesa e Sotir Kolesë.[1][2] Gjyshi i saj Dhimitër Tutulani, qe prej firmëtarëve të Deklaratës së Pavarsisë së Shqipërisë.[3] Në vendlindje ndoqi dhe kreu shkollimin fillor dhe atë qytetës,[4] më pas vijoi studimet në Institutin "Nana Mbretneshë" ku ra në kontakt me idetë komuniste.

Pas pushtimit italian mori pjesë në demostratën antifashiste në Tiranë më 1942, po atë vit u anëtarësua në Partinë Komuniste. U dëbua nga konvikti dhe u kthye në Berat,[5] ku më 1943 u bë anëtare e Komitetit Qarkor për Beratin.[6] Të angazhuar familjarisht me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare,[5] së bashku me të vëllanë, hartonin trakte dhe materiale për lëvizjen që ua shaptilografonte Sejfi Protopapa.[7] Si dhe shfrytëzonin farmacinë Haxhistasa e shfrytëzonin në furnitore të partizanëve në mal.[5]

Pas njëfarë kohe në ndjekje nga autoritetet, u arrestuan më 4 korrik 1943 në Berat dhe pas 2 ditëve i ekzektuan në rrethinat e Kavajës. Qyteti u shokua nga ekzekutimi i dy të rinjve,[3] një foto e kufomave të tyre nisi më pas të qarkullonte dhe nxiti të rinjtë e të rejat t'i bashkoheshin rezistencës.[8]

Dhjetë ditë pas ekzekutimi, bashkëqytetari Vexhi Buharaja i kushtoi një poezi elegjiake me titullin Margaritës.[3] Pas ekzekutimit të saj me të vëllanë, u formua batalioni "Margarita Tutulani" nga të rinjtë e Beratit dhe trevave përreth, i cili më vonë u shkri në batalionin e parë të Brigadës së VII, pjesë përbërëse e Divizionit të Parë që shkoi deri në Jugosllavi.[5]

Së bashku me të vëllanë merreshin me shkrime letrare dhe publicistikë. Pas çlirimit trashëgimia e tyre letrare u mblodh dhe u botua në një vëllim të veçantë të titulluar Shkrime të zgjedhura, botuar në Tiranë më 1966.[5]

I është kushtuar një shtatore në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.[9]

  1. ^ Tutulani, Afërdita (7 nëntor 2020). "Kujtimet e Afërditës, motrës së Margarita dhe Kristaq Tutulanit: 5 Maji dhe harresa e heronjve në demokraci". telegraf.al. Intervistuar nga Albert Zholi.((cite news)): Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Kristina Haxhistasa". myheritage.com (në anglisht).((cite web)): Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b c In Memoriam / Margarita dhe Kristaq Tutulani, lajme.gen.al, 2010-07-06, arkivuar nga origjinali më 30 maj 2019, marrë më 2016-01-13
  4. ^ "Margarita dhe Kristaq Tutulani, në përjetësi të pavdekshëm". zeri-popullit.al. 26 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2021. Marrë më 6 korrik 2021. ((cite web)): |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d e Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 632–633. ISBN 9789995602673.
  6. ^ Lalaj, Meri (2013). Instituti Femnor "Nana Mbretneshë". Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës. fq. 184–185. ISBN 9789994351909.
  7. ^ Gjika, Thanas (15 shtator 2013). "Tre mësime nga jeta e 90-vjeçarit Sejfi Protopapa". gazetadielli.com.((cite web)): Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ Elsie, Robert (2012-12-24). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. fq. 451–452. ISBN 978-1-78076-431-3.
  9. ^ Gloyer, Gillian (2015). Albania (në anglisht) (bot. 5). Bradt Travel Guides Ltd, UK. fq. 82–83. ISBN 9781841628554.
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Margarita Tutulani
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?