For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Çerçiz Topulli.

Çerçiz Topulli

Çerçiz Topulli
Lindur më20 shtator 1880
Gjirokastër, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane, (sot Shqipëria)
Vdekur më17 Korrik 1915
Shkodër e pushtuar sërish nga Mali i Zi
Në aleancë mePerandoria Osmane; Shqipëria
Vite shërbimi1907 – 1915
NjësiaUshtria osmane; Lëvizja kaçake
Çmimet Hero i Popullit

Çerçiz Topulli (Gjirokastër, 20 shtator[1] 1880 - Shkodër, 17 korrik 1915) qe ushtarak i Perandorisë Osmane, kryetar çetash në periudhën e Lëvizjes Kaçake dhe kundër grekëve gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Ka qenë vëllai i vogël i Bajo Topullit.

Pinjoll i një familjeje nga paria gjirokastrite,[2] i biri i Ago Fehmi Topullit dhe i Hasijes së Laze Mullait nga Kardhiqi.[3][4] Pas mejtepit në vendlindje, shkon në Janinë, në ryzhdijen osmane.[1] Më i vogli nga djemtë e familjes Topulli, u rrit i privilegjuar nga mundësitë për t'u shkolluar si dhe për të shëtitur nëpër qendra të ndryshme të perandorisë ku vëllezërit e tij shkolloheshin apo punonin. Më 1904 e martuan me Qamilen, nga një familje e mirë e Mashkullorës.[5]

Veprimtaria e armatosur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1906, nën drejtimin e një çete shfaqet me vrasjen e metropolitit të Korçës. Veprim të cilit i dolën për zot në numrin e 15 nëntorit të gazetës Drita, si hakmarrje në nder dhe të mirë të kombit, për vrasjen e Papa Kristo Negovanit.[6] Sipas varianteve të tjera, akti u krye si hakmarrje për vrasjen e Spiro Kosturit.[7]

Në pranverën e 1907 duke drejtuar një tjetër çetë, ku u përfshi edhe Mihal Grameno, nisi veprimtarinë e vet në propagandimin nëpër fshatrat e vilajetit të Janinës dhe Manastirit. Pranverën e 1908 vendosën të vrisnin binbashin e xhandarmërisë së Gjirokastrës, gjë që solli edhe një përleshje të shkurtër me trupat osmane,[8]Mashkullorë.[9] Përleshje kjo e shpërpjesëtuar mes 5 kaçakëve dhe mbi 100 trupave të ardhura nga Janina, e cila u përcoll dhe iu kënduan këngë dhe u njoh si Lufta e Mashkullorës.[10]

Autoritetet osmane në Gjirokastër kishin arritur të mënjanonin ndikimin e tij në qytet duke shfrytëzuar antagonizmat lokale dhe duke e bindin parinë se Çerçizi më shumë se një hero kombëtar ishte hajdut dhe tradhëtar, sepse kishte simpati për Italinë; gjë që gjeti mbështetje te Myfid bej Libohova, kundërshtar i Topullarëve.[11]

Nëntorin e 1908 shoqëroi të vëllanë, Bajon, në punimet e Kongresit të Manastirit.

Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.

Çerçizi me të vëllanë Bajon e Zeman Mashkullorën
Gjirokastër 1934

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit.

Janarin e 1914 u arrestua nga oficerët hollandezë të KNK-së në portin e Vlorës si i përfshirë në komplotin e Beqir Grebenesë.[12]

Pas prishjes së qeverisë së Durrësit nga kryengritja e Shqipërisë së Mesme, shkoi në Shkodër së bashku me Hamid Gjylbegun.[13] Pasi Shkodrën verën e 1915 kontrollohej nga Mali i Zi, u arrestuan disa oficerë shqiptarë, ku mes tyre edhe Gjylbegu, Çerçizi dhe Muço Qulli dhe këta dy që konsideroheshin nga territore jo të aneksuara,[14] më 7 korrik 1915 u pushkatuan në fushën e Shtojit nga një togë malazeze.

Rikthimi i eshtrave në vendlindje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas 20 vjetëve eshtrat e tyre u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hurshiti, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës asokohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtrave të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të gjirokastritëve.

Më 15 shtatori 1936 eshtrat e tij u bartën prej Shkodrës drejt Gjirokastrës.[15]

Më 18 mars 1934, në Gjirokastër u ngrit monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.

  1. ^ a b Bineri, Entela (31 korrik 2015). "Letër nga malet e Shqipërisë drejtuar shqiptarëve". shekulli.com.al/. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2021. Marrë më 25 korrik 2021.
  2. ^ Clayer 2012, pp. 288-289.
  3. ^ Topulli, Bajo (2008). Topullarët e Gjirokastrës, Bajo e Çerçizi. Pararendësit dhe pasardhësit. Tiranë: Albin. fq. 28. ISBN 9994349236.
  4. ^ Golemi, Zaho (2016). "Çerçiz Topulli dhe çeta flamur lirie: Me rastin e 110 vjetorit të krijimit të çetës së Çerçiz Topullit" (PDF). mbrojtja.gov.al. Mbrojtja. fq. 46–51. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 shkurt 2020. Marrë më 6 shkurt 2020.
  5. ^ Topulli, Bajo (2008). Topullarët e Gjirokastrës, Bajo e Çerçizi. Pararendësit dhe pasardhësit. Tiranë: Albin. fq. 56–57. ISBN 9994349236.
  6. ^ Clayer, Nathalie (2012) [2007]. Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë. Përkthyer nga Artan Puto (bot. 2). Tiranë: Botime "Përpjekja". fq. 512. ISBN 9789994302536.
  7. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton University Press. fq. 136. ISBN 9781400847761.
  8. ^ Clayer 2012, p. 513.
  9. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. fq. 167. ISBN 9781845112875.
  10. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 449–450. ISBN 9780810873803.
  11. ^ Clayer 2012, pp. 602-603.
  12. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 232-243nb. ISBN 978-9928-190-91-8.
  13. ^ Gjylbegu, Hamid (2012) [1970']. "Dëshmi historike 1912-1925". Hylli i Dritës (2): 91.
  14. ^ Gjylbegu 2012, p. 94.
  15. ^ Hoti, Genc. "Kush, si dhe pse u formua miti i rremë mbi Çerçiz Topullin?". genckhoti.com.((cite web)): Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Çerçiz Topulli
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?