For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Lia.

Lia

Lia
Një fëmijë me li në Bangladesh në vitin 1973. Ёshtë karakteristike prania e puçrrave të mbushura me një lëng të trashë dhe me një thellim ose gropë në qendër.
SpecialitetSëmundje infektive
Simptomat
  • Të hershme: Temperaturë, të vjella, plagë në gojë[1]
  • Të vonshme: Flluska të mbushura me lëng të cilat formojnë një kore të trashë[1]
KomplikimetShenja në lëkurë, verbëri[2]
Fillimi1 deri në 3 javë pas ekspozimit[1]
KohëzgjatjaRreth 4 javë[1]
Shkaktar(ë)Variola major, Variola minor (i përhapur midis njerëzve)[2][3]
Metoda diagnoztifikueseBazuar në simptomat dhe konfirmuar me PCR[4]
ParandalimiVaksina kundër lisë[5]
TrajtimiKujdes mbështetës[6]
MjekimiTekovirimat, brinkidofovir, kidofovir[5]
Prognoza30% rrezik për vdekje[1]
ShpeshtësiaE zhdukur (i fundit rast i rëndë në vitin 1977)

Lia ishte një sëmundje infektive e shkaktuar nga njëri prej dy varianteve të virusit, Variola major dhe Variola minor. [3] Rasti i fundit i ndodhur natyralisht u diagnostikua në tetor të vitit 1977 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) certifikoi zhdukjen globale të sëmundjes në vitin 1980. [6] Rreziku i vdekjes pas kontraktimit të sëmundjes ishte rreth 30%, me përqindje më të lartë midis foshnjave. [2] [7] Ata që mbijetonin kishin shpesh shenja të konsiderueshme në lëkurë dhe disa mbeteshin të verbër. [2]

Simptomat fillestare të sëmundjes përfshinin temperaturë dhe të vjella. [1] Kjo pasohej nga formimi i plagëve në gojë dhe nga irritimi i lëkurës. [1] Pas disa ditësh, irritimi në lëkurë shndërrohej në flluska karakteristike të mbushura me lëng me një gropëz në qendër. [1] Flluskat më pas formonin një kore të trashë e cila binte duke lënë pas shenja. [1] Sëmundja përhapej mes njerëzve ose nëpërmjet objekteve të kontaminuara. [2] [8] Parandalimi bëhej kryesisht nëpërmjet vaksinës kundër lisë. [5] Pas zhvillimit të sëmundjes, mund të kenë hyrë në ndihmë disa ilaçe antivirale. [5]

Origjina e lisë është e panjohur. [9] Dëshmia më e hershme për sëmundjen daton në shekullin e 3-të pes në mumiet egjiptiane. [9] Sëmundja historikisht është shfaqur me epidemi. [6] Në Evropën e shekullit të 18-të, përllogaritet të kenë vdekur 400,000 njerëz në vit nga kjo sëmundje dhe një e treta e rasteve të kenë rezultuar në verbëri. [6] [10] Këto vdekje kanë përfshirë gjashtë monarkë. [6] [10] Lia përllogaritet të ketë vrarë deri në 300 milion njerëz në shekullin e 20-të [11] [12] dhe rreth 500 milion njerëz në 100 vitet e fundit të ekzistencës së saj. [13] Jo më larg se viti 1967, kanë ndodhur 15 milion raste brenda vitit. [6]

Inokulimi për linë duket se ka nisur në Kinë rreth viteve 1500. [14] [15] Evropa e adoptoi këtë praktikë nga Azia në gjysmën e parë të shekullit të 18-të. [16] Në vitin 1796, Edward Jenner prezantoi vaksinën moderne të lisë. [17] [18] Në vitin 1967, OBSH intensifikoi përpjekjet për të eliminuar sëmundjen. [6] Lia është një nga dy sëmundjet infektive që janë zhdukur, sëmundja tjetër është kolera e gjedhit në vitin 2011. [19] [20] Termi "li" u përdor për herë të parë në Britani në fillim të shekullit të 16-të për ta dalluar këtë sëmundje nga sifilizi, i cili njihej atëherë si "lia e madhe". [21] [22] Emra të tjerë historikë për sëmundjen përfshijnë linë, përbindëshin me pika dhe murtajën e kuqe. [23] [24] [22]

  1. ^ a b c d e f g h i "Signs and Symptoms". CDC (në anglishte amerikane). 7 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2020. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  2. ^ a b c d e "What is Smallpox?". CDC (në anglishte amerikane). 7 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2020. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  3. ^ a b Ryan KJ, Ray CG, red. (2004). Sherris Medical Microbiology (në anglisht) (bot. 4th). McGraw Hill. fq. 525–28. ISBN 978-0-8385-8529-0.
  4. ^ "Diagnosis & Evaluation". CDC (në anglishte amerikane). 25 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2017. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  5. ^ a b c d "Prevention and Treatment". CDC (në anglishte amerikane). 13 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2017. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  6. ^ a b c d e f g "Smallpox". WHO Factsheet (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2007.
  7. ^ Riedel S (janar 2005). "Edward Jenner and the history of smallpox and vaccination". Proceedings (në anglisht). 18 (1): 21–5. doi:10.1080/08998280.2005.11928028. PMC 1200696. PMID 16200144.
  8. ^ Lebwohl, Mark G.; Heymann, Warren R.; Berth-Jones, John; Coulson, Ian (2013). Treatment of Skin Disease E-Book: Comprehensive Therapeutic Strategies (në anglisht). Elsevier Health Sciences. fq. 89. ISBN 978-0-7020-5236-1. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2020. Marrë më 23 korrik 2020.
  9. ^ a b "History of Smallpox". CDC (në anglishte amerikane). 25 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2020. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  10. ^ a b Hays JN (2005). Epidemics and Pandemics: Their Impacts on Human History (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 151–52. ISBN 978-1-85109-658-9.
  11. ^ Koprowski, Hilary; Oldstone, Michael B. A. (janar 1996). Microbe hunters, then and now (në anglisht). Medi-Ed Press. fq. 23. ISBN 978-0-936741-11-6.
  12. ^ Henderson DA (dhjetor 2011). "The eradication of smallpox--an overview of the past, present, and future". Vaccine (në anglisht). 29 Suppl 4: D7-9. doi:10.1016/j.vaccine.2011.06.080. PMID 22188929.
  13. ^ Henderson D (2009). Smallpox : the death of a disease (në anglisht). Prometheus Books. fq. 12. ISBN 978-1-61592-230-7. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2020. Marrë më 23 korrik 2020.
  14. ^ Needham, Joseph (2000). Science and Civilisation in China: Volume 6, Biology and Biological Technology, Part 6, Medicine (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 134. ISBN 978-0-521-63262-1. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2020. Marrë më 30 mars 2020.
  15. ^ Silverstein, Arthur M. (2009). A History of Immunology (në anglisht) (bot. 2nd). Academic Press. fq. 293. ISBN 9780080919461. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2020. Marrë më 23 korrik 2020.
  16. ^ Strathern, Paul (2005). A Brief History of Medicine (në anglisht). London: Robinson. fq. 179. ISBN 978-1-84529-155-6.
  17. ^ Wolfe RM, Sharp LK (gusht 2002). "Anti-vaccinationists past and present" (PDF). BMJ (në anglisht). 325 (7361): 430–2. doi:10.1136/bmj.325.7361.430. PMC 1123944. PMID 12193361. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 19 janar 2012. Marrë më 23 korrik 2020.
  18. ^ "Smallpox vaccines". WHO (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2020. Marrë më 27 mars 2020.
  19. ^ Guidotti, Tee L. (2015). Health and Sustainability: An Introduction (në anglisht). Oxford University Press. fq. T290. ISBN 978-0-19-932568-9. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2020. Marrë më 23 korrik 2020.
  20. ^ Roossinck, Marilyn J. (2016). Virus: An Illustrated Guide to 101 Incredible Microbes (në anglisht). Princeton University Press. fq. 126. ISBN 978-1-4008-8325-7. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2020. Marrë më 23 korrik 2020.
  21. ^ "smallpox | Etymology, origin and meaning of smallpox by etymonline". www.etymonline.com (në anglisht). Marrë më 8 shkurt 2023.
  22. ^ a b Barquet N, Domingo P (tetor 1997). "Smallpox: the triumph over the most terrible of the ministers of death". Annals of Internal Medicine (në anglisht). 127 (8 Pt 1): 635–42. CiteSeerX 10.1.1.695.883. doi:10.7326/0003-4819-127-8_Part_1-199710150-00010. PMID 9341063.
  23. ^ Fenner F, Henderson DA, Arita I, Ježek Z, Ladnyi ID (1988). "The History of Smallpox and its Spread Around the World" (PDF). Smallpox and its eradication. History of International Public Health (në anglisht). Vëll. 6. Geneva: World Health Organization. fq. 209–44. hdl:10665/39485. ISBN 978-92-4-156110-5. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 12 dhjetor 2019. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  24. ^ Medicine: The Definitive Illustrated History (në anglisht). Pengui. 2016. fq. 100. ISBN 978-1-4654-5893-3. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2020. Marrë më 23 korrik 2020.
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Lia
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?