For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Kara Mahmud pashë Bushati.

Kara Mahmud pashë Bushati

Portret[lidhje e vdekur], nga Ismail Lulani

Kara Mahmud Pashë Shkodrani (turqisht: İşkodralı Kara Mahmud Paşa, l. 1749 - Krus, 22 shtator 1796) ka qenë mytesarif i trashëgueshëm i Sanxhakut të Shkodrës, njohur asokohe si Pashallëku i Shkodrës, përfaqësues i rëndësishëm i familjes së Bushatllinjve.

Mendohet të ketë lindur mes 1742[1] dhe 1749-'54 në Shkodër, djali i dytë Mehmed pashë Plakut, sipas Dom Ndoc Nikajt i bie të ketë qenë i pari.[2] Iku herët nga shtëpia - sipas konsujve Hahn[3] e Hecquard - për arsye se kishte vrarë qehajain e të atit, Myrteza efendiun, sepse kishte shkelur besimin e mytesarifit dhe kishte përvetësuar.[4] Shkoi në Stamboll, ku i përkrahur nga autoritetet shtetërore u shkollua në “Enderûn-ı Hümâyûn” (Shkolla Mbretërore e Brendshme). Rezultatet e larta të arritura dhe aftësitë që shfaqi, e shtynë Portën e Lartë së bashku me parinë e qytetit që të ndërmjetësonin pranë Mehmet pashë Plakut për falje. Më pas u emërua kajmekam i Shkodrës e pastaj allajbej, u bë pashë në moshën 18-20 vjeçare[5] si shpërblim për trimërisë që tregoi në shtypjen e rebelimit grek në Moré në kohën e Luftës Ruso-Turke.[1] Mbështetur në arkivin e Venedikut, autori Stavri Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmudit jep vitin 1778. Historiani Ahmet Xhevdet Pasha shkruan se efektivisht ka sunduar që më 1775 dhe u njoh zyrtarisht më 1779-'80 me gradën mir-i miran.[5]

Duke patur trashëguar konfliktin e të atit me sanxhakbeun e Vlorës Kurt Ahmet pashë Ngurzën për kalimin e maliqanesë së Durrësit atij më 1775,[6] më 1778 ngatërresa rifilloi me arrestimin e disa tregtarëve shkodranë dhe Bushatliu i shkoi në mbrojtje Alltunëve dhe Ballgjinëve. Toptanët e nxitur nga Ngurza sulmuan Tiranën dhe më 1779-1880 iu bashkohet edhe Ngurza, konflikt në të cilin Porta mbajti anën e shkodranit.[6][7] Më 1781 motra e Sulltanit ia hoqi Ngurzës maliqanenë e mukatasë së Durrësit dhe ia ktheu mytesarifit të Shkodrës, për dobinë e ndërhyrjes paqtuese, juridiksionit të Shkodrës iu shtua edhe Sanxhaku i Dukagjinit.[8] Prej shërbimeve të bëra, më 1783 i vëllai Ahmet Pasha, u emërua mytesarif i Ohrit.[8][9] Në shkurt ë 1785 largoi dizdarin e kalasë së Shpuzës, vuri të paguanin haraçin e papaguar që nga kryengritja e 1775-1776[7] dhe hapi puse në Cetinë që nuk kishte ujë.[8][10] Pasi shtroi fiset e malësisë malazeze, doli nga Adriatiku dhe aty bindi Pastroviçët dhe bastisi zotërimet venedikase të atyre anëve, kjo dhe ndërhyrja te maliqanetë e Zadrimës shkaktuan qortime nga ana e Stambollit që i kundërvunë Kurt Ahmet pashë Ngurzën edhe njëherë. Pasi bashkëpunoi me të vëllain që ishte në Ohër, dhe Ali Pashën e Delvinës, arriti ta mundte Ngurzën në Peqin.[11]

Besohet se u martua disa herë, pa mundur të linte trashëgimtar: sipas Dora d'Istrias u martua për herë të parë në periudhën më 1776-'79 me të bijën e Ibrahim Beut, feudal tiranas.[12] Gruaja e parë i ndërroi jetë dhe më[5] 21 mars 1785 u martua me motrën e saj.[7] Më vonë lidhi krushqi me Kahreman pashë Begollin, por as me këta dy gra nuk pati fëmijë.[5]

Sami Frashëri te Kâmûs al–Alâm e përshkruan "meqë ishte shumë trim dhe i zoti, i kreu mbretërisë shumë shërbime", më pas u ndikua nga Austria e Venediku dhe pasi e kuptoi që këta vende nuk e kishin në të mirë të botës muslimane, vrau të dërguarit të Austrisë dhe ia dërgoi Portës letrat e dhuratat e sjella prej tyre.[13] Sipas Eqrem bej Vlorës, ishte i pari ndër sanxhakbejlerët shqiptarë që u ngrit hapur kundër pushtetit qendror.[14] Noel Malcolm e përshkruan Kara Mahmud Pashën si "‘njeri të jashtëzakonshëm’ që fatkeqësisht ka gëzuar shumë pak vëmendje në Perëndim, në krahasim me bashkëkohësin e tij toskë nga Janina, Ali Pashë Tepedelenin (Tepelenën), ‘Luanin e Janinës'".[1]

Pas shtrimit të malazezëve në haraç pas viteve mospagesë, çeli në Cetinë shtatë puse që ende quhen "Puset e Kara Mahmudit".[10]

Folklorike e letrare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për bëmat në të gjallë të tij, bejtexhiu Mollà Hysen Dobraçi i thuri dy këngë,[15] më kryesorja ajo për betejën me Kurt Ahmet Pashën, mbledhur dhe botuar nga Zef Jubani te Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi më 1881.[16][17] Gjithashtu iu thurën edhe këngë popullore për luftërat e shqiptarëve kundër malazezëve është "Kanga e Kara Mahmud Pashës kundra Malazezve", mbledhur nga Kasëm Taipi. Malazezët luftërave i kushtuan këngën "Boj Crnogoraca s Mahmut Pašom" (Lufta e malazezve me Mahmud Pashën". Një tjetër poemë heroike që u këndon luftërave të Mahmud Pashës në serbisht është "Opet Crnogorci i Mahmut Pasha" (Përsëri malazeztë dhe Mahmud Pasha). Karaxhiqi ishte i mendimit se këto dy këngë ishin hartuar nga Vladika Petar I dhe se më vonë u bënë popullore.[18] Kënga "Kara Mahmut Pasha në Martanesh" është një tjetër këngë popullore që dëshmon për një ekspeditë drejt krahinës së Martaneshit.[19]

Ndre Mjedja i kushtoi poezinë Mahmud Pasha në Mal të Zi.[20] Anton Harapi ka lënë në dorëshkrim veprën Karagega, që mendohet si triptik i veprave Valë mbi valë dhe Andrra e Prêtashit.[21] Një tjetër françeskan, Zef Pllumi në veprën Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës: At Erasmo Balneo riprodhon një kronikë të lexuar në arkivin e Kuvendit Françeskan para se të sekuestrohej dhe plaçkitej nga regjimi komunist. Kronika, sipas Pllumit, shkruhej nga një françeskan që u bë mjeku, mësuesi dhe këshilltari i Kara Mahmud Pashës.[22]

  1. ^ a b c Jazexhiu 2003, p. 4.
  2. ^ Bushati 2003, p. 79.
  3. ^ Von Hahn, Johan Georg (2013) [1854]. Studime shqiptare. Përkthyer nga Veniamin Dashi. Tiranë: IDK. fq. 142–143. ISBN 978-99943-982-5-6.
  4. ^ Bushati 2003, pp. 80-81.
  5. ^ a b c d Bushati 2003, pp. 94-95.
  6. ^ a b Bushati 2003, pp. 96-97.
  7. ^ a b c Jazexhiu 2003, pp. 5-6.
  8. ^ a b c (Anamali 2002).
  9. ^ Bello, Hasan (2017). "Një vështrim historik mbi librin "Historia e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane" të Syrja bej Vlorës, pj. II". Zani i Naltë. 21 (174): 64.
  10. ^ a b Bushati 2003, p. 99.
  11. ^ Bushati 2003, pp. 99-100.
  12. ^ Krasniqi, Nehat (5 maj 2014). "Roli i fisnikërisë shqiptare në zhvillimin kulturor të vendit". islamgjakova.net.
  13. ^ Frashëri, Sami (2002). Shqipëria dhe shqiptarët: Materiali nxjerrë nga "Diksionieri historik e gjeografik". Përkthyer nga Zyber Hasan Bakiu. Tiranë: Dajti 2000. fq. 242–243. ISBN 9789992772027.
  14. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 282–283. ISBN 978-99943-56-83-6.
  15. ^ Bushati 2003, pp. 100-101.
  16. ^ Kastrati, Jup (1966). Zef Jubani, Vepra të zgjedhura. Tiranë: Naim Frashëri. fq. 33.
  17. ^ Ombashi, Rahim (30 prill 2016). "Philology rereading playback of Nezim Frakulla (Berati)" (PDF). Beder Scientific Journal of Education Sciences (në anglisht). 11 nr. 1: 244–245.
  18. ^ Skendi, Stavro (2007) [1954]. Poezia epike gojore e shqiptarëve dhe e sllavëve të jugut. Përkthyer nga Xhevat Lloshi. Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit. fq. 136–137. ISBN 9789994398201.
  19. ^ Gjokutaj, Çapajev, red. (1983). Për mësimin e folklorit (Në ndihmë të mësuesit të letërsisë). Tiranë: Shtëpia Botuese e Librit Shkollor. fq. 84.
  20. ^ Idrizi, Rinush (1988). Siliqi, Llazar (red.). Parathënie "Jeta dhe vepra" e Ndre Mjeda, vepra letrare. Vëll. 1. Tiranë: Shtëpia botuese "Naim Frashëri". fq. 21.
  21. ^ Guda, Hysni (mars 2017). ""Wave over wave "- the man and the life, religion, philosophy and art through a comparative analysis" (PDF). Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences (në anglisht). 3 n. 1: 260. ISSN 2410-3918.
  22. ^ Gjekmarkaj, Agron (29 nëntor 2012). "Sundimtari dhe dijetari". Panorama v. XXIII. 3643: 18.


Titujt
Parardhësi 
Mustafa Bushati
Veziri i Shkodrës
1778–1796
Pasardhësi 
Ibrahim Bushati
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Kara Mahmud pashë Bushati
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?