For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Asllan Pashallinjtë.

Asllan Pashallinjtë

Familja Asllan Pashali ka qenë një oxhak feudal shqiptar që u ngrit në kohën e Perandorisë Osmane, i cilësuar si oxhaku i Janinës, të cilët brez pas brezi qeverisën ndër shumë vise të perandorisë. Degëzimet e tyre qeverisën në periudha të ndryshme Gjirokastrën, Delvinën dhe Libohovën ndër viset shqiptare; degëzimi i fundpërmendur mbeti me llagëpin Libohova, që shtetit shqiptar i dhanë ministra dhe funksionarë të lartë si Myfid bej, Eqrem bej dhe Ajet bej Libohova.

Sipas një kronike të krishterë, pema gjenealogjike e familjes zë fill me një të quajtur Mika Skifteri, i cili rrreth vitit 1400 paska qenë beu i Valjeranit (mbase në rrethinat e Elbasanit, ose vetë Elbasani). I biri i tij, Petro Boso, u martua me një bijë të familjes venedikase Kontarini. Asokohe në trojet e Elbasanit u vendosën osmanët dhe i biri i Petro Bosos u konvertua në islam dhe mori emrin Shahin Lame (shahin - skifter; Lame - Islam). Shahin Lamja la një nip të quajtur Mustafa aga, i cili iku nga Druma në Maqedoni dhe atje u pasurua me tregti. Pas disa vitesh i biri, Ali Asllan aga, shkoi në Janinë ku mori për grua motrën e libohovitit Lutfi Pasha - 20 vjet sanxhakbej i Janinës dhe pastaj vezir i madh.[1]

Asllan Pashallinjtë, një nga familjet më të vjetra dhe më të mëdha feudale shqiptare me origjinë nga Janina. Osman Pashë Çaushi, Sanxhakbej i Janinës, Vezir dhe Bejlerbej i Rumelisë, pasi u martua me mbesën e Sanxhakbeut të Svetizarit, Sali Asllan Pashës, themeloi këtë gjini të madhe që i dha Janinës 22 Sanxhakbej. Nëpërmjet emërtimeve të pjesëtarëve të tjerë të kësaj gjinie, Asllan Pashallinjtë sunduan prej Lepantos e deri në Delvinë gjatë historisë osmane shqiptare. Në krahasim me kryeqendrat e provincave të tjera, Janina ishte më i bukuri i trevave shqiptare. Për pasojë edhe oxhaku që sundonte në qytet ishte artdashës dhe bujar. Xhamia e bukur që ndërtoi Veziri Asllan Pasha është provë për këtë.

Evlia Çelebiu, në shkrimet e tij të udhëtimit, tregon se në pallatin e Xhelal Ali Pashës gostiteshin çdo ditë 3000 vetë. Ky numër përbën çerekun e popullësisë së atëhershme të qytetit të Janinës. Koha dhe rrethanat kishin bërë që vazhdimisht anëtarët e kësaj familjeje të shpërnguleshin në qytete të tjera, si në Stamboll, në Halep apo në Gjirokastër.

Sundimi i familjes Asllan Pashalli në Janinë, filluar me shkëlqim në vitin 1590, përfundoi në vitin 1786. Dega e familjes Asllan-Pashali në Delvinë dhe Gjirokastër, emër që sot është shuar, vazhdon të jetojë sot si Libohova. Burra të shquar të kësaj dere, si Myfit dhe Eqrem Bej Libohova trashëguan vetitë më të arrira të stërgjyshërve të tyre.

  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 566–567. ISBN 99927-780-6-7. ((cite book)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Asllan Pashallinjtë
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?