For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Evlija Çelebiu.

Evlija Çelebiu

Evlia Çelebiu

Evlija Çelebiu (osm. اوليا چلبي; Stamboll,[1] 25 mars 1611- afro. 1682) ka qenë një eksplorator osman që udhëtoi në territoret e Perandorisë Osmane dhe viset fqinje përgjatë dyzet viteve duke i radhitur udhëpërshkrimet e tij në një libër titulluar Sejahatname (Libri i Udhëtimeve).[2] Emri Çelebi ka qenë një titull honorifik që domethënë fisnik, bujar, zotni, njeri i kënduar.[3]

Çelebiu përshkruan jetesën, zakonet, gjeografinë, historinë, e arkitekturën e shqiptarëve, duke dhënë gjithashtu edhe përshtypjen e vet për gjuhën shqipe, duke shënuar edhe disa shembuj të saj, çka e bën atë nga më të hershmit shkrues të shqipes me shkrim arab.[4]

U lind në Unkapani të Stambollit, i biri i kryeargjendarit të oborrit sulltanor, Dervish Mehmed Zil’li-u dhe një gruaje abkaze. E ëma ishte sjellë dhe e edukuar në haremin e pallatit dhe më pas e martuar me argjendarin Dervish Mehmed; e përmendur si njeri i farefisit të dinjitarit dhe sadrazamit Melek Ahmed Pashës, i cili më vonë do të bëhej edhe patroni më i rëndësishëm Evlijait.[5]

Shkrimet e para të tij ishin në formë shënimesh të marra gjatë udhëtimeve nëpër Stamboll, në të cilat përshkruheshin ndërtesat, tregjet, zakonet dhe kultura. Udhëtimin e parë jashtë vendit e bëri më 1640. Shënimet e udhëtimit përfshijnë një periudhë 40 vjeçare dhe përmblidhen në një vepër prej 10 vëllimesh, të quajtur Sejahatname (Libri i udhëtimeve). Megjithëse shumë nga përshkrimet e tij janë dukshëm të tepruara, shënimet pranohen gjerësisht si udhërrëfyes i dobishëm i aspekteve kulturore dhe mënyrës së jetesës në Perandorinë Osmane të shekullit XVII. Mes rajoneve që Çelebi vizitoi dhe përshkroi ishin Kaukazi, Lindja e Mesme, Bullgaria, Vllahia, Moldavia, Transilvania, Hungaria, Vjena, Serbia, Kroacia, Bosnja, Dalmacia, Shqipëria, Greqia, Rusia, Meka, Egjipti dhe Sudani.

Çelebiu nga historianët duket se merret si udhëpërshruesi më vëllimorë për sa i përket shënimeve mbi trojet e shqiptarëve gjatë sundimit të Perandoris Osmane. Udhëpërshkrimet e tij rreth b.f. Mitrovicës duket të i ketë bërë rreth viteve '30 të shekullit XVII.[6]

Çelebiu vizitoi Shqipërinë tri herë. Shumica e shënimeve të tij i përkasin udhëtimit të vitit 1670. Duke ardhur përmes Korfuzit, ai udhëtoi në Gjirokastër përmes Delvinës, e më pas në Tepelenë, Skrapar, Përmet, Berat, Kaninë, Vlorë, Bashtovë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Strugë, Ohër dhe Pogradec për të vazhduar më tej në Maqedoni.

 Commons: Evliya Çelebi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ Kahraman, S.A., Dağlı, Y., Günümüz Türkçesiyle Evliyâ Çelebi Seyahatnâmesi, Yapı Kredi Yayınları. 1.Kitap 1.Cilt sayfa, 2-5
  2. ^ "Saudi Aramco World: The Unread Masterpiece of Evliya Çelebi". saudiaramcoworld.com. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2014. Marrë më 2014-10-27. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Dizdari, Tahir (2005). "Çelepi-ja". Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 161.
  4. ^ Dibra, Fatos (2020). "Evlija Çelebiu dhe origjinat e shqiptarëve". Përpjekja. XXI (36–37): 164.
  5. ^ Dibra 2020, p. 165.
  6. ^ Voca, Shefki (27 shkurt 2009). "Mitrovica në udhëpërshkrimet e Branislav Nushiqit". albaniapress.com. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2021. Marrë më 14 korrik 2021.
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Evlija Çelebiu
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?