For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Ymer efendi Prizreni.

Ymer efendi Prizreni

Ymer ef. Prizreni
Portret i Ymer ef. Prizrenit
U lind në1820
Vdiqqershor 12, 1887
KombësiaShqiptar
Emrat e tjerëYmer Prizreni
Müderris Haxhí Ymer Efendi Prizreni
Müderris Ymer Prizreni
Ymer Bey Prizreni
Shtetësiaosman
Profesionimyderiz, hoxhë
OrganizataLidhja e Prizrenit
Prind/ërSulejman Ali Nuhi

Haxhi Ymer efendi Prizreni (Zgatar, 1820/21 - Ulqin, 12 qershor 1887) ka qenë hoxhë, myderriz, anëtar i tarikatit Nakshbendi, deputet i të parit parlament të Perandorisë Osmane dhe veprimtar aktiv i Lidhjes së Prizrenit.[1]

Varri i Ymer Prizrenit (me të zezë) tek varrezat e Mollabeqirëve në Ulqin.

U lind më 1820 në ZgatarOpojës, i biri i myderrizit Sulejman Ali Nuhit, bir i një familjeje myderrizësh dhe pronarësh në viset e Zgatarit. Gjyshi i tij, myderriz Ali Nuhi, njihej si themeluesi i xhamisë së parë të Opojës në Zgatar më 10 maj 1814. Nuk dihet se kur i ati i Ymerit u zhvendos në Prizren, ku ishte pronar dyqanesh, mullinjsh dhe shërbeu si imamXhaminë Bajraklie. Të tre djemt e Sulejmanit, Aliu, Ymeri dhe Osmani u shkolluan.

Ymeri ndoqi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, më pas shkoi në Stamboll ku studjoi teologjinë dhe jurisprudencën islame. Pas studimeve punoi në medresenë e Prizrenit, ku u shqua si mbështetës i shtresave të ulëta kundrejt shtypjes së administratës osmane të kohës.

Pasi plasi Lufta Ruso-Turke, organizoi me parinë shqiptare komitetet e mbrojtjes territoriale të viseve shqiptare. Po atë vit u zgjodh deputet në Mexhlisin Osman në Stamboll dhe u anëtarësua në Komitetin i Stambollit kryesuar nga Abdyl bej Dume-Frashëri, me të cilin do të kishte lidhje gjithë jetën. Kryesoi mbledhjen e komitetit të Prizrenit në mbledhjen e janarit 1878 që në qershor të atij viti do të themelonte Lidhjen e Prizrenit.

Pulla e Shqipërisë

Kur do të ndërmerrej Aksioni i Gjakovës në zgrip të shtatorit 1878, ishte pjesë e përfaqësuesve të Prizrenit kundër aksionit luftarak, sipas dokumenteve austro-hungareze.[2] Por sipas burimeve britanike dy vite më pas, ai mbahet si njeriu që qëndronte pas organizimit jo vetëm të vrasjes së Mehmet pashë Maxharrit, por edhe telegrafistit të tij para tij. Pasi ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes tetorin e 1879 autoritetet osmane e çmoshin te konsujt britanikë si gati të plotfuqishëm në vilajetin e Kosovës, dhe se kish tradhëtuar interesat e Portës.[3]

Në janar 1881 u bë kreu i qeverisjes autonome, që drejtoi lëvizjen autonomiste e cila u shtyp me forcë nga ushtritë osmane të drejtuara nga Dervish Pasha prillin e po atij viti. Prej ndjekjeve shkoi njëherë të strehohej në fisin e KrasniqesMalësi të Gjakovës, familja iu internua në Selanik dhe më pas në Stamboll.[4] Ymer efendiu më pas u vendos në Ulqin, ku vdiq dhe gjendet dhe varri i tij.

  • Herzog, Christoph; Sharif, Malek; Bilmez, Bülent; Clayer, Nathalie (2016). "A PROSOPOGRAPHIC STUDY ON SOME 'ALBANIAN' DEPUTIES". The First Ottoman Experiment in Democracy (PDF) (në anglisht). Würzburg: Orient-Institut Istanbul (Max Weber Stiftung). ISBN 978-3-95650-191-3. ISSN 1863-9461. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 nëntor 2021. Marrë më 4 dhjetor 2021.
  • Elsie, Robert (2012), A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht), I. B. Tauris, ISBN 978-1780764313, arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2021
  • Iseni, Bashkim (2008), La question nationale en Europe du Sud-est: Genèse, émergence et développement de l'identité nationale albanaise au Kosovo et en Macédoine (në frëngjisht), Lang, Peter Bern, ISBN 978-3039113200, arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2021
  • Schmidt-Neke, Michael (1987), Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien : 1912–1939 : Regierungsbildungen, Herrschaftsweise u. Machteliten in e. jungen Balkanstaat (në gjermanisht), vëll. 84, Münih: Oldenbourg, ISBN 9783486543216, OCLC 220454794 ((citation)): |archive-date= ka nevojë për |archive-url= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |archiveivurl= është injoruar (Ndihmë!); Parametri i panjohur |erişimtarihi= është injoruar (sugjerohet |access-date=) (Ndihmë!); Parametri i panjohur |seri= është injoruar (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |archive-date= (Ndihmë!)
  1. ^ Bilmez, Bülent; Clayer, Nathalie (2016). "A prosopographic study one some 'Albanian' deputies". The First Ottoman Experiment in Democracy (PDF) (në anglisht). Würzburg: Ergon Verlag in Kommission. fq. 170–174. ISBN 978-3-95650-191-3.
  2. ^ Meta, Beqir; Duka, Ferit; Verli, Marenglen (2008). Dokumente austro-hungareze për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Vëll. 1. Tiranë-Prishtinë: Albanica. fq. 285. ISBN 9789951873536.
  3. ^ Dauti, Daut (2012). Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880. Shkup-Prishtinë-Tiranë: Logos-A. fq. 133, 144. ISBN 9789989584657.
  4. ^ Belegu, Xhafer (1939). Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë. Tiranë: Kristo Luarasi. fq. 190–191.
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Ymer efendi Prizreni
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?