For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Vinani.

Vinani

Vinan
Πύλη
Fshat
Emri i banorëveVinanar

Vinan (greqisht: Πύλη/Pili) është fshat në qarkun i Follorinës, Greqi. Përpara vitit 1926, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Βίνενι/Vineni.[1]

Nga veriu Vinani kufizohet me liqenin e Prespës Madhe, nga jugperëndimi me Rehovën, nga lindja me liqenin e Prespës Vogël, nga perëndimi me Grazhdanin dhe nga verilindja me Nivicën. Para vitit 1923, Vinani kishte këto lagje: Mëhalla e Sipërme dhe Mëhalla e Poshtëme.[2]

Toponimet të fshatit Vinan:(Para vitit 1923)[3]

  • Ara - ara, në L.
  • Ara e Petkos - arë, në VL.
  • Barburë/a - vend i veshur me dushk e bush, në V.
  • Çok/u - kodër dhe lum, në P.
  • Dher i Bardhë - bregore që dheun e ka të bardhë, në V.
  • Fojë/a - një lloj druri si dëllënja apo pisha, në J.
  • Fusha e Vinanit - fushë buzë liqenit të Prespës së Vogël, në J.
  • Guna - vend me dushk, në VL. “Do vemi dë Guna”; shprehje për: do vemi te, apo në Guna,
  • Gur i Shpuar - shkëmb me vrimë që hyn nga një anë e del nga tjetra anë e shkëmbit. Aty kalonin gra, pleq e të rinj për të fituar shëndet. Gratë shtatzëna për të mos pasur vështirësi në lindje duhet të kalonin aty që të mos rrezikoheshin në kohën e lindjes. Ndërsa njerëz të trashë nga trupi që nuk do t’ua nxinte trupin ajo vrimë, do të hidhte të holla në një vend të caktuar aty pranë.
  • Guri i Yzos - shkëmb buzë liqenit, në VL.
  • Hani i Manes - han dhe një dyqan pranë, në qendër.
  • Hani i Shites - han i vjetër, në qendër.
  • Ixvori - gurrë uji, në JL.
Gërmadha të kishës "Shënkolli" (majtas); Mbetjet e freskave në gërmadhat e kishës "Shënkolli". (djathtas). Kisha është e njohur nga shqiptarët vendas si Klisha e Prishur.
  • Klishë/a - mure të rrëzuara të një kishe të vjetër, në L.
  • Klish/a e Prishur - gërmadhë e një kishe mes një korie dushk, në P.
  • Kopaç/i – pyll me dushk e ah, në JL.
  • Korie/a - pyll me dushk, në V.
  • Koria e Malos – korie, ka qenë pronë një farë Maloje.
  • Koria e Meçes - pyll me dushk, në V.
  • Krinë/a - breg shkëmbor, në VL.
  • Kroi i Çokut – krua, në JL.
  • Krypenicë/a - bregore, në V.
  • Kulla e Hailit - kullë e karakollit grek, në VL.
  • Kumbulla e Egërt - kodër ku ka qenë dikur një kumbull, në V.
  • Kumbullat e Xhamisë - sot lëndinë, dikur aty ka pasë kumbulla, në V.
  • Kurilë/a - kodër e lartë, në J.
  • Kutlishtë/a - kodër me ara e pjesërisht e veshur me dushk, në V.
  • Lëm i Shites - lëm, afër qendrës.
  • Liqen/i - Liqen i Prespës Vogël, në JL.
  • Lis i Xhamisë - breg ku ka qenë një lis shekullor.
  • Luadhet - kullotë, në fushë.
  • Lum i Çokut – lum i vogël.
  • Llapa - ara, në VL.
  • Llazorkë/a - breg i veshur me lis e dushk, në V.
  • Maja e Çokut - majë kodrinore, në P.
  • Maj/a e Fojës - majë kodrinore, vend shkëmbor, në VL.
  • Maj/a e Golinës - majë e veshur me pyll, në VL.
  • Maj/a e Kurilës - majë kodre, në P. e veshur me druj bushi shkoze e lisi.
  • Maj/a e Plloshtës - majë kodrinore e veshur me dushk, në VL.
  • Mburim i Barburës – burim, në V.
  • Mejtep/i - gërmadhë e një shkolle ku është dhënë mësim në gjuhën turqisht.
  • Monolidhe/ja e Gupes - ara e pyll me dushk, në V.
  • Mulliri i Ri - gërmadhë e një mulliri, në J.
  • Mulliri i Vjetër - gërmadhë mulliri, në J.
  • Përzhiku - mal me përcëllimë, në P.
  • Përroi i Stërmelit – përrua, në P.
  • Përroi i Zodollit – përrua, në V.
  • Plepishnjë/a - vend me plepa në fushë, në VL.
  • Pllostë/a - mal i veshur me dushk, në J.
  • Plenë/a - faqe mali veshur me dushk, në L.
  • Pus i Hajdutëve - pus pranë një pylli, në JL.
  • Pyll i Kurilës - pyll me dushk, shkozë etj., në P.
  • Pyll i Osojt - pyll me lis, dushk e shkozë, krek, thanë etj., në P.
  • Pyll i Polenës - pyll me dushk etj., në P.
  • Ramina - vend me dushk, në V.
  • Rëmb/i - fshat, çiflig i bejlerëve të Kolonjës. Këta bejlerë kanë pasë çifligje edhe Osomatin, Pretorin, Slimicën e Nakolecin. Buzë liqenit të Prespës së Vogël ndodhet edhe Pepla, fshat shqiptar nën Greqi dhe dhjetra të tjerë në brendësi të territorit që ju aneksua Greqisë në këto anë.
  • Rogoz/i - ishull i vogël në liqenin e Prespës Vogël, në L.
  • Rug e Barburës - udhë që të çon në fushë, në V.
  • Rug e Klepishnjës - udhë që të çon në Rëmb (edhe ky çiflig i bejlerëve të Kolonjës, shtetëzuar nga grekët).
  • Rug e Lisave - kanë qenë dy lisa shekullorë, në Rëmb, në VL.
  • Rug e Osojt - të çon në fshatin maqedonas Drobitisht, në V.
  • Rug e Vareve - udhë që të çon te varret e fshatit, në VL.
  • Rug e Xhamisë - të çon në xhaminë e fshatit.
  • Rrogoz/i - Rogozi, ishull i vogël i Vinanit në Prespë, në JP.
  • Rrota - kodër shkëmbore, në VL.
  • Selishtë - vend me lisa, në V.
  • Soteske/a - fushë, në P.
  • Trarët e Manes – kodër, në VP.
  • Udh/a e Lopëve - udhë e malit ku çonin lopët për në kullotë, në V.
  • Uj i Bekuar – burim, në V.
  • Ura e Halilit - urë me dërrasa ku bashkohen të dy liqenet, ai i Prespës së Vogël dhe i Prespës së Madhe, në VL.
  • Varri i Rexhepkës - var i Rexhepkës të cilën vranë forcat bullgare më 1914, kohë e luftës së parë botërore, në L.
  • Vend/i i Babanckos - (i një kapedani të një çete komitësh bullgarë, në faqe mali. Vend ku ai fshihej me çetën e tij).
  • Vertishte - vend në V.
  • Vidra - ishull i vogël në Prespën e Vogël pranë Vinanit, në L.
  • Vreshtë/a - vreshta në fushë, në V.
  • Vresht i Rexhepkës - vresht, pronë e vejushës Rexhepkë, në VL.
  • Zidoll/i - kodër me dushk, lis e shkozë, në V.

Familjet në fshatin Vinan:(Para vitit 1923)[4]

Bode, Gupe, Merçellinj, Muhametllinj, Rustemllinj.

Për nëntë muaj, fshati shqiptar Vinan u përpoq nëpërmjet peticioneve në Shqipëri, komisionit për shkëmbim të popullsisë, organet e qeverisë greke për të parandaluar deportimin e tyre në Turqi në vitin 1923.[5] Në 1925, 160 shqiptarë lanë Vinanin dhe gjatë udhëtimit të tyre detar në Turqi, 37 njerëz kanë vdekur dhe më pas u zhvendosen në qytetin Ezine në Çanakala.[5] Më pas fshati Vinan u ripopullua me vlleh.[6] Banorët e tjerë nga Vinani u zhvendosen në Shqipëri në fshatin Shëngjergj të rajonit i Korçës.[7] Në vitin 2011, një sher u ngrit kur disa njerëz në Shëngjergj deklaruan në regjistrimin të popullsisë që ata ishin me preardhje "grek" për shkak të origjinës së tyre nga Vinan.[7] Kjo gjendje ka shkaktuar shqetësim në mesin e fshatarëve të tjerë me preardhje nga Vinan.[7]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Víneni - Píli
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 528.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 528-530. Treguan: 1) Servet Dalip Bode, 69 vjeç, analfabet, nga Vinani, refugjat, i 1924-s sot me banimm në Shyec të Devollit. 2) Jahja Dalip Gupe, 67 vjeç, autodidakt, nga Vinani, sot me banim në Shyec. Shyec, 18.7.1980.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 528.
  5. ^ a b Midhat Frashëri (1926). Kalendari Kombiar: për motin 1926. Tiranë f. 39-40.
  6. ^ Riki Van Boeschoten (2001). "Usage des langues minoritaires dans les départements de Florina et d’Aridea (Macédoine). Strates. para 15.
  7. ^ a b c "Korçë, një fshat deklarohet grek përplasje për censusin". Panorama. 04 tetor 2016. Lexuar më 29 gusht 2016.
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Vinani
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?