For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
University of Medicine, Tirana
LlojiUniversitet Publik. Nivelet e Studimit të studimit: Bachelor, Master, Medical Specialisation and PhD
Themelimi21 janar 2013
NdihmaInstitucion i Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë(Republic of Albania)
RektoriProf. Dr. Arben GJATA
Stafi akademik
3
Studentë7,500
Location,
KampusiKampusi universitar i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ndodhet brenda Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT)[1].
ColorsBojëqielli dhe Bardhë (bojëqielli ngjyra e shkencës dhe ajo e bardhë ngjyra e mjekësisë)
AffiliationsBalkan Universities Network, Erasmus Mundus,ERAWEB - Erasmus Mundus Western Balkans, JoinEU-SEE, Basileus, ISHP, UNICAM, [[]], WHO, [[]], [[]]. Partneritet dhe marrëveshje bashkëpunimi me universitet: University of Camerino, Germany, Italy,USA,Turqi[2]
Faqja zyrtarehttp://www.umed.edu.al

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) është një Universitet PublikTiranë, Shqipëri, i cili është i orientuar në shkencat e mjekësisë dhe të shëndetit. UMT gëzon një reputacion të mirë akademik dhe shkencor duke ofruar ekspertizën më të mirë në fushat mjekësore.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (University of Medicine, Tirana) (UMT) u themelua më datë 23.1.2013 me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Formimi i tij erdhi përmes bashkimit të dy Fakulteteve ekzistuese, Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Infermierisë (i cili tashmë quhet Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike) dhe nga krijimi i tre Fakulteteve të reja, si risi për fushat specializuese përkatëse në Shqipëri. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë përbëhet konkretisht nga pesë Fakultete: Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Shëndetit Publik.[3] Krijimi i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë erdhi si rezultat i dinamikës së zhvillimeve të brendshme në Arsimin e Lartë Publik në Shqipëri dhe të këmbënguljes së strukturave akademike mjekësore që prej më shumë se një dekade kanë punuar për specializimin e metejshëm të Mjekësisë Shqiptare. Fjala e Mjekëve e krijoi këtë institucion me një dedikim special: rritjen e cilësisë dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm, duke bashkuar të gjitha strukturat mjekësore nën drejtimin e një institucioni profesional dhe kompetent që i njeh më mirë problematikat mjekësore dhe i ndjek ato nga afër.[3]

Fillimet e Mjekësisë Shqiptare janë të lidhura ngusht me këtë Institucion të Arsimit të Lartë Publik, pasi Instituti i Lartë i Mjekësisë (më pas i emërtuar Fakulteti i Mjekësisë) u krijua në vitin 1952 dhe ishte një ndër pesë institutet e para të krijuara në Republikën e Shqipërisë, të cilët më pas u grupuan dhe formuan Universitetin Shtetëror të Tiranës(më pas i emërtuar Universiteti i Tiranës) në vitin 1957, Institucionin e parë Shtetëror të Arsimit të Lartë Publik.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) është një ndër Universitetet më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqipëri.[2] UMT përbëhet nga 5 Fakultetet, 17 Departamente and 26 programe studimi. Programet e studimit janë të ndara në tre ciklet akademike: Bachelor, Master i Shkencave dhe Doktoraturë, që zhvillohen në Tirana.

Cfarë ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

UMT ofron 3 vite diplomë e ciklit të parë Bachelor , 2 vite diplomë e ciklit të dytë Master, 5 ose 6 vite (në bazë të kurrikulës) diplomë e intergruar e ciklit të dytë Master degree dhe 3 vite diplomë e ciklit të tretë Doctorate (PhD), në përputhje të plotë me Magna Charta of Bologna. Gjithashtu, Fakulteti i Mejekësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare ofrojnë mundësinë për studentët e diplomuar të vazhdojnë Specializimin në Shërbimet Klinike të Departamenteve.

UMT ka rreth 8,338 studentë që ndjekin studimet e tyre në këtë Universitet. Stafi akademik i punësuar në UMT është rreth 294 pedagogë dhe stafi administrativ është i përbërë nga 70 punonjës.

Kampusi universitar i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ndodhet në zonën urbane të qytetit, jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, në verilindje të Tiranës, dhe konviktet studentore janë të bashkuara me të gjithë studentët e Universiteteve të tjera publike, konvikti i meshkujve në Qytetin Studenti (City of the Students)[4] dhe konvikti i femrave pranë zonës së Fakultetit të Mjekësisë.

Fakultetet dhe Programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë, si më poshtë:

  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Mjekësisë Dentare
  • Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Fakulteti i Mjekësisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakulteti ofron programet e studimit:

  • Mjekësi e Përgjithshme (General Medicine)

- Master i Shkencave i Integruar në Mjekësi e Përgjithshme (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 6 vjet.
  • Farmaci (Pharmacy)

- Master i Shkencave i Integruar në Farmaci (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 5 vjet.
  • Shëndet Publik (Public Health)

- Master i Shkencave në Shëndet Publik (Msc.)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Shëndet Publik (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.


Fakulteti i Mjekësisë Dentare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakulteti ofron programin e studimit:

  • Stomatologji (Dentistry)

- Master i Shkencave i Integruar në Stomatologji (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 5 vjet.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakulteti ofron programet e studimit:

  • Infermieri të Përgjithshme (General Nursery)

- Bachelor në Infermieri të Përgjithshme (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Menaxhim Infermieror (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Menaxhim Infermieror (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Teknik Laboratori (Laboratory Technician)

- Bachelor në Teknik Laboratori (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Teknik Laboratori (Msc.) Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Teknik Laboratori (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Fizioterapi (Physiotherapy)

- Bachelor në Fizioterapi (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Fizioterapi (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Fizioterapi (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Mami (Midwifery)

- Bachelor në Mami (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Mami (Msc.)

 Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Mami (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Imazheri (Radiology)

- Bachelor në Imazheri (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Imazheri (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Imazheri (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Logopedi (Logopedy)

- Bachelor në Logopedi (Bsc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 3 vjet.

- Master i Shkencave në Logopedi (Msc.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.

- Master Profesional në Logopedi (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vjet.
  • Geriatri (Geriatric studies)

- Master Profesional në Geriatri (Mps.)

Kohëzgjatja e Kurrikulës: 2 vje.
  1. ^ http://www.qsut.gov.al
  2. ^ a b http://www.umed.edu.al
  3. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2013. Marrë më 5 dhjetor 2013. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Qyteti Studenti official website". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2014. Marrë më 10 shtator 2019. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

41°19′00″N 19°49′18″E / 41.31667°N 19.82167°E / 41.31667; 19.82167

{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?