For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Tempulli i Ri Vishvanatha.

Tempulli i Ri Vishvanatha

Tempulli i Ri Vishvanatha
श्री विश्वनाथ मंदिर
Tempulli i Ri Vishvanatha
Emra alternativMandiri i Ri Vishvanatha, Tempulli i Ri Birla
Informacion i përgjithshëm
Tipitempull hindu
VendndodhjaBenares Hindu University, Varanasi
QytetiVaranasi
ShtetiIndia
Koordinatat25°15′58″N 82°59′16″E / 25.266034°N 82.987847°E / 25.266034; 82.987847
Lartësia86.493
Ndërtimi filloi1931
Përfundimi1966
PronarFamilja Birla
Lartësia86.493
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektMadan Mohan Malaviya
Main contractorBirla Group of Industries

Tempulli i Ri Vishvanatha (në gjuhën hindi: श्री विश्वनाथ मंदिर), Mandiri i Ri Vishvanatha ose dhe Mandiri i Ri Birla është një nga tempujt më të famshëm dhe tërheqjet më të mëdha turistike në qytetin e shenjtë të Varanasit. I themeluar nga Raja Birla i Familjes Birla, një nga familjet më të mëdha industrialiste në Indi, u ndërtua si një kopje e Tempullit të vjetër Kashi Vishvanatha. Tempulli është projektuar nga Madan Mohan Malaviya (themeluesi i Banaras Hindu University – BHU), si pjesë e kampusit të BHU-së dhe përfaqëson ripërtëritjen kombëtare të Indisë. Tempulli është i hapur për të gjitha kastat dhe besimet. Në kampusin e tij ndodhen nëntë tempuj, ku përfshihen Vishvanathxhi (Shiva lingami), Nataraxhi, Mata Parvatixhi, Ganeshxhi, Mata Sarasvatixhi, Pançmukhi Mahadevi, Hanumanxhi dhe Nandixhi. Tempulli gjendet në kampusin e Benaras Hindu University dhe i është kushtuar adhurimit të perëndisë hindu Shiva dhe në të ndodhen idhujt e Shivës dhe Lakshmi Narajanaxhit. Mandiri i Ri Shri Vishvanatha ka kullën tempullore (shikhara) më të lartë në botë.[1][2][3][4][5][6]

Tempulli i Ri Vishvanatha në BHU

Tempulli i vjetër Kashi Vishvanatha u shkatërrua dhe u rindërtua mjaft herë; në vitin 1194 nga Qutb-ud-din Aibaku, midis viteve 1447-1458 nga Husain Shah Sharki dhe në fund në vitin 1669 nga perandori mogul Aurangzeb. Në vitet 1930, Madan Mohan Malavija planifikoi të kopjonte Tempullin Shri Kashi Vishvanatha në kampusin e Benaras Hindu University. Familja Birla mori përsipër ndërtimin dhe themelimi nisi në mars të vitit 1931. Tempulli përfundoi në vitin 1966.[1][2][3][4][5][6] Ndërtimi i Tempullit të Ri Shri Vishvanatha kërkoi tridhjetë e pesë vjetë për tu përfunduar (1931-1966). Tempulli është një nga më të lartit në Indi dhe kulla e tij (Shikhara) është më e larta në botë, madje edhe më e lartë se Qutub Minar në Nju Delhi. Lartësia e përgjithshme e tempullit është 77 metra. Projekti i tempullit u frymëzua nga Tempulli Kashi Vishvanatha dhe është bërë kryesisht prej mermeri.

Tempulli i Ri Shri Vishvanatha, megjithëse është një tempull kushtuar Shivës, përbëhet nga nëntë tempuj brenda kompleksit dhe është i hapur për të gjitha kastat, fetë dhe besimet. Tempulli i Shivës është në katin përdhes ndërsa tempujt e Lakshmi Narajanit dhe Durgës janë në katin e parë. Tempujt e tjerë brenda Tempullit të Ri Shri Vishvanatha janë ata të Nataraxhas, Mata Parvatit, Ganeshës, Pançmukhi Mahadevit, Hanumanit, Sarasvatit dhe Nandit. Muret e brendshme prej mermeri të tempullit janë të mbushur me ilustrime dhe tekste të Bhagavad Gitas dhe shkrimeve të shenjta hindu.[1][2][3][4][5][6] Mandiri Shri Vishvanatha gjendet 1.7 kilometra në jug-perëndim të hyrjes kryesore të kampusit të Benaras Hindu University. Është 3.3 kilometra në jug-perëndim të Mandirit të Durgës, 7 kilometra në jug-perëndim të Tempullit Kashi Vishvanatha dhe 9 kilometra në jug të Stacionit Hekurudhor të Varanasit. Tempulli është shumë i ngarkuar përditë por në disa raste të veçanta ai bëhet tejet i mbushur nga besimtarë nga India ashtu si dhe nga vende të tjera. Tempulli hapet të gjitha ditët e javës nga ora 4 e mëngjesit deri në orën 12 të mesditës si dhe nga ora 1 pasdite deri në orën 9 të darkës.

  1. ^ a b c "Brief description" (në anglisht). Benaras Hindu University website. Marrë më 7 mars 2015.
  2. ^ a b c "The temples" (në anglisht). Benaras Hindu University website. Marrë më 7 mars 2015.
  3. ^ a b c "Vishwanath Temple" (në anglisht). Wikinapia. Marrë më 7 mars 2015.
  4. ^ a b c "New Vishwanath Temple" (në anglisht). Varanasi city website. Marrë më 7 mars 2015.
  5. ^ a b c "Birla Temple" (në anglisht). varanasi.org.in. Marrë më 7 mars 2015.
  6. ^ a b c "History" (në anglisht). Eastern Uttar Pradesh Tourism website. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 7 mars 2015.
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Tempulli i Ri Vishvanatha
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?