For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Realizmi socialist.

Realizmi socialist

Realizmi socialist është një nënrryme e stilit realist në art që kishte për qellim të përhapte doktrinën socialiste dhe komuniste, duke ndikuar ndërgjegjen e qytetarëve dhe pikëpamjet e tyre mbi jetën. Nuk duhet ngatërruar me realizmin social, një lloj arti që ka për qellim paraqitjen realiste të subjekteve me teme shoqërore.

Realizmi socialist ishte stili i miratuar i të gjithë shtetëve socialiste, ku stilet moderne si kubizmi dhe impresionizmi ishin të ndaluar, për shkak të asocimit të tyre me "artin borgjez dekadent, të degjeneruar, dhe pesimist". Po ashtu, mendohej se këto forma të abstraguara arti nuk do të kuptoheshin nga proletariati ndaj nuk mund të përdoreshin nga shteti për propagande. Realizmi socialist kishte impakt minimal jashtë vendeve socialiste e komuniste, ku konsiderohej si një mënyre totalitare e shtetit për të kontrolluar artistet.

Realizmi socialist i ka rrënjët në traditat realistë e neoklasikë të letërsisë ruse të shek. XIX ku përshkruhej jeta e njerëzve të thjeshte. Babai i këtij stili konsiderohet Maksim Gorki. Novela e tij "Nëna" konsiderohet si vepra e parë e realizmit socialist. Pamfleti i tij "Mbi realizmin socialist" i dha emrin këtij stili. Kongresi i vitit 1934 në Bashkimin Sovjetik shtroi zyrtarisht katër rregullat baze të këtij stili :

  1. Art proletar që ka të bëjë me klasën punëtore dhe kuptohet prej saj ;
  2. Skena tipike nga jeta e përditshme e njerëzve të thjeshte ;
  3. Realist për nga paraqitja ;
  4. Mbeshtet parimet e shtetit.
Bunker

Qëllimi kryesor i këtij stili ishte ngritja e klasës punëtore në rang të lartë dhe paraqitja e punës së tyre drejt progresit socialist si kicka e admirueshme. Përdorimi i këtij stili ishte i detyrueshëm në vendet socialiste për të gjitha llojet e arteve, përfshire pikturën, letërsinë, dhe muzikën. Një rol kyc kishin arkitektet të cilët konsideroheshin si "inxhinieret e shpirtit njerëzor", si dhe urbanistët. Nuk kishte rendësi nëse stili pëlqehej nga publiku sepse artistët ishin punonjës të shtetit. Ideja e përgjithshme ishte që përmes arkitekturës e urbanistikës të përçoheshin ide madhështore dhe të zgjoheshin ndjenja stabiliteti dhe pushteti politik mes popullsisë. Veprat e pikturës shpesh nuk paraqisnin tema reale por të imagjinuara sipas idealit socialist. Stili realist ishte shpesh i arrire teknikisht por i krahasueshëm me vepra perëndimore që përdoreshin si ilustrime ose kopertina por jo si art i mirëfillte. Muzika duhej të ishte e gjallërishme dhe me baza popullore për te frymëzuar punonjësit. Ne krahasim me varietetin e artit perëndimor të shek. XX, realizmi socialist prodhoi vepra të kufizuar për nga vlerat dhe përmbajtja. Artistet që i mënjanoheshin këtij stili dënoheshin rende. Po ashtu, artistët e kishin të ndaluar të lexonin, shihnin, apo dëgjonin vepra të artit perëndimor. Artistet u çliruan nga censura e shtetit në vitin 1990. Sot të vetmet vende në botë ku përdoret ende ky stil janë Korea e Veriut, Laosi, Vietnami, dhe Kina.

{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Realizmi socialist
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?