Protestantizmi
Protestantizmi është emërtimi i përbashkët i rrymave të ndryshme krishtere, që u shkëputën nga kisha katolike në shek. XVI.
Protestantët nuk pranojnë Papën si kryetar të kishës, kundërshtojnë beqarinë e priftërinjve, janë për ceremoni fetare të thjeshta dhe kundër adhurimit të ikonave. Rrymat kryesore të protestantizmit janë: luteranizmi i përhapur në Gjermaninë Veriore e në vendet Skandinave: kalvinizmi i përhapur në Zvicër e Hollandë e pjesërisht në Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut; anglikanizmi në Angli.
Linqe të Jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Text is available under the CC BY-SA 4.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.