For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Pedagogjia shkollore.

Pedagogjia shkollore

Pedagogjia shkollore është një degë e pedagogjisë e cila merret me studimin e teorisë së shkollës si një institucion i veçantë edukativ e arsimor (organizatë punuese). Objekt studimi i pedagogjisë shkollore janë çështje më të rëndësishme në fushën e edukates dhe arsimit në shkollë.

Objekti i studimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kuptimi i pedagogjisë shkollore dhe objektit të saj të studimit është i mundur vetëm në kontekstin e pedagogjisë së përgjithshme, si një shkencë mbi edukatën dhe arsimin, veçanërisht kur dihet që shkenca mbi arsimin dhe edukimin është një shkencë e re (në krahasim, për shembull, me filozofinë dhe/apo mjekësinë). Afirmimin e saj të parë e përjetoi vetëm në shekullin XIX, ndërsa një zgjerim më të theksuar vetëm në vitet 70 të shekullit XX.

Çështjet qëndrore me të cilat merret aktualisht pedagogjia shkollore janë:

  • struktura dhe zbatimi i kurrikulës (planeve dhe programeve mësimore),
  • teoria e shkollës si institucion specifik edukativ e arsimor,
  • organizimi i mësimit (teoria didaktike),
  • procesi i edukimit dhe arsimimit në shkolla (metodologjia e mësimdhënies),
  • pozicioni i faktorëve më të rëndësishëm të edukimit dhe arsimimit në shkollë,
  • marrëdhëniet ndërpersonale në shkollë (komunikologjia pedagogjike),
  • bashkëpunimi në mes të prindërve dhe shkollave,
  • roli i autoriteteve profesionale dhe menaxheriale;
  • çështjet e menaxhimit dhe mbikëqyrjes mbi punën e shkollave,
  • roli dhe detyrat e bashkëpunëtorëve dhe ekspertëve profesional në shkolla;
  • këshillimi dhe orientimi profesional (në karrierë),
  • metodologjia e hulumtimit pedagogjik në shkollë, dhe
  • planifikimi dhe politika e stafit pedagogjik.

Detyrat e pedagogjisë shkollore dalin nga objekti i saj i studimit. Është e nevojshme të theksohet se detyrat universale, te përhershme dhe te pandryshueshme ne pedagogjin shkollore nuk mund të përcaktohen për shkak se ajo është e gjallë dhe dinamike, e hapur për ndryshime ashtu siq është i gjallë dhe dinamik edhe procesi i edukatës dhe arsimit.

Disa nga detyrat të cilat janë aktuale në këtë moment socio-historik janë:

  • të merret me studimin sistematik mbi origjinën dhe zhvillimin e shkollës;
  • të studioi ligjshmëritë e ndërtimit dhe përmirësimin e edukatës dhe arsimit;
  • të studioi dhe përmirësoi marrëdhëniet ndërpersonale brenda kuadrit mësimor, dhe sidomos brenda nxënësve, organizimit dhe organizatës, shoqatës, grupit;
  • studimi dhe përmirësimi i teorisë mësimore me qëllim të përmirësimit të praktikave të arsimimit;
  • studimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve mes mësimdhënësve dhe nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të nxënësve, si dhe rolin e prindërve në organizimin dhe implementimin e edukimit dhe arsimit shkollor;
  • të inicojë dhe aktuelizojë çështjet e trendeve bashkëkohore të shkencës pedagogjike (pedagogjisë ndërkulturore, edukimi për paqe dhe progres shoqëror, ekopedagogija, pedagogjia e kohës së lirë, etj).

Karakteri interdisiplinar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pedagogjia shkollore është e lidhur në radhë të parë me shkencat pedagogjike, sidomos me didaktikën, pedagogjin e përgjithshme, pedagogjin komparative (krahasuese), historinë e pedagogjisë, metodologjinë e hulumtimit pedagogjik (edukativ). Ajo gjithashtu ka një lidhje të fortë me psikologjinë, sociologjinë, filozofinë dhe logjikën.

  • Grup autorësh:Didaktika, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 1986
  • Musa Kraja:Pedagogjia, Tiranë, 2006
  • Nijazi Zylfiu:Didaktika (Teoria e mësimit dhe e mësimdhënies), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997, OCLC 500323644
  • Riza Brada:Pedagogjia shkollore (për pedagogë dhe drejtorë shkolle), Prishtinë, 2005
  • Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, 8 Nëntori, Tiranë, 1983
  • Xheladin Murati:Pedagogjia e përgjithshme, Logos - A, Shkup, 1998
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Pedagogjia shkollore
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?