For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Pataliputra.

Pataliputra

Pataliputra
Emri amëtar
Hindi: पाटलिपुत्र
Pataliputta
Plani i Pataliputras krahasuar me Patnan e sotme
LlojiQytet i lashtë
VendndodhjaPatna, Bihar, Indi
Qyteti më i afërtPatna
Koordinatat25°36′40″N 85°08′38″E / 25.611°N 85.144°E / 25.611; 85.144
Lartësia53
Themeluar më490 p.e.s.[1]

Pataliputra, në afërsi të Patnas moderne, ishte një qytet i Indisë së lashtë, fillimisht i ndërtuar nga sunduesi Magadha, Ajatashatru në vitin 490 p.e.s. si një fortesë e vogël (Pataligrama) pranë lumit Gang.[1]

Në afërsi të Patnas moderne janë bërë gërmime të gjera arkeologjike.[2][3] Gërmimet herët në shekullin e XX përret Patnas treguan dëshmi të qarta të mureve të mëdha fortifikues, duke përfshirë përforcuesit prej druri.[4]

Etimologjia e Pataliputras është e paqartë. "Putra" do të thotë bir, djal, ndërsa "pāţali" është një lloj orizi ose Bignonia suaveolens.[5][6] Një etimologji tradicionale[7] konsideron se qyteti u emërtua sipas një bime.[8] Sipas një tjetër tradite Pataliputra do të thotë djali i Patalit, që ishte vajza e Raxha Sudarshan-it.[9] Siç dihet, Patali-grama do të thotë "fshati Patali", kështu disa studiues besojnë se Pataliputra është një transformim i Patalipura, "qyteti Patali".[10]

Pataliputra kryeqytet, duke treguar ndikime perse dhe veçanërisht helenike, dizajne me volutë, rruazë dhe rrotull, meandër ose palmetë. Periudha e hershme Mauryane, shek. i III p.e.s.

Përpara teksteve të hershme budiste (Kanoni Pali dhe Agamat) Pataliputra nuk përmendet në burime të tjera, ku ai shfaqet si fshati Pataligrama dhe është hequr nga lista e qyteteve të rëndësishme në rajon.[11] Burimet e hershme budiste përmendin një qytet të ndërtuar në afërsi të fshatit nga fundi i jetës së Budës; kjo është përgjithësisht në përputhje me dëshmitë arkeologjike që tregojnë zhvillimin urban që ndodhi në zonë jo më herët se shekulli i III ose i IV p.e.s..[11] Në vitin 303 p.e.s., historiani dhe ambasadori grek Megasthenes e përmend Pataliputran si një qytet në veprën e tij Indika.[12]

Qyteti i Pataliputras u formua nga një fshat i fortifikuar nga sunduesi Haryanka, Bimbisara.[13]

Vendndodhja e saj qendrore në Indinë veri-lindore i çoi sunduesit e dinastive pasuese ta vendosin qendrën e tyre administrative këtu, që nga Dinastia Nanda, Mauryane, Shunga dhe Gupta deri te Perandoria Pala.[14] E vendosur në pikëtakimin e lumenjve Gang, Gandhaka dhe Son, Pataliputra formonte një "fortesë uji, ose jaldurga".[15] Pozicioni i saj e ndihmoi atë të dominonte tregtinë lumore të Ultësirave Indo-Gangetike gjatë Periudhës së hershme perandorake të Magadhas. Ajo ishte një qendër tregtare që tërhiqte tregtarë dhe intelektualë si Chanakya i famshëm, nga e gjithë India.

Dy këshilla të hershëm budistë janë regjistruar në tekstet e hershme budiste si të zhvilluar këtu, Këshilli i parë menjëherë pas vdekjes së Budës, ndërsa këshilli i dytë në periudhën e Ashokas. Burimet Xhainiste dhe Brahmanike e identifikojnë Udayabhadra-n, djalin e Ajatashatru-së, si mbretin që e bëri për herë të parë Pataliputran kryeqytet të Mbretërisë Magadha.[11]

Kryeqyteti i Perandorisë Maurya

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mbetje Mauryane të palisadës prej druri të zbuluar në sitin Bulandi Bagh të Pataliputras

Gjatë sundimit të perandorit Ashoka në shekullin e III p.e.s., ai ishte një nga qytetet më të mëdhenj në botë, me një popullsi prej 150 000–400 000 banorësh.[16] Qyteti mendohet se kishte një sipërfaqe prej 25.5 km2, një perimetër prej 33.8 kilometrash, ishte i shtrirë në formë paralelogrami dhe kishte 64 porta (që i bie, afërsisht një portë çdo 500 metra).[17] Pataliputra e arriti kulmin e zhvillimit kur ishte kryeqyteti i perandorëve të mëdhenj Mauryan, Chandragupta Maurya dhe Ashoka. Qyteti lulëzoi nën Dinastinë Maurya dhe në të qëndronte një ambasador grek, Megasthenes-i, që la një përshkrim të hollësishëm të shkëlqimit të saj, duke iu referuar asaj si "Palibothra":

"Megasthenes-i thotë se në një anë, ku është më i gjatë ky qytet shtrihet në një gjatësi dhjetë milje, dhe se gjerësia e tij është një milje e treçerek; se qyteti ka qenë i rrethuar me një hendek 183 metra të gjerë dhe 13.7 m; dhe se muret e tij kishin 570 kulla dhe 64 porta". Arriani: "Indica"[18]

Faxiani në rrënojat e Pallatit të Ashokës në Pataliputra në shek. e IV të e.s. (mbresa artistike).

Straboni në veprën e tij ‘’Geographia’’ shton se muret e qytetit ishin bërë prej druri. Ka mendime se ata janë palisadat prej druri të identifikuara gjatë gërmimeve të Patnas.[19]

"Në pikëtakimin e Gangut me një tjetër lum është e vendosur Palibothra, në gjatësinë 80 stade dhe gjerësi 15 stade. Ka formën e një paralelogrami, të rrethuar nga një mur druri me hapje nga mund të lëshohen shigjeta. Përballë ndodhet një hendek, që shërben si mbrojtje dhe shkarkues i ujërave të zeza për qytetin." Straboni, "Geographia"[20]

Claudius Aelianus-i, megjithëse nuk e citon shprehimisht Megasthenes-in as e përmend Pataliputran, i përshkruan pallatet indiane si superior në shkëlqim krahasuar me Suzën ose Ektabanan e Persisë:

"Në rezidencat mbretërore në Indi ku jetojnë mbretërit më të mëdhenj të vendit, ka shumë objekte për admirim si se qyteti i Memnonit, Suza me ekstravagancën e saj, ashtu dhe se madhështia e Ektabanën krahasuar me ta. (...) Në parqe, ku mbahen pallonj të zbutur dhe fazanë". Claudius Aelianus: "Characteristics of animals"[21]


Pallati i Ashokës në Pataliputra dhe kolonat monumentale gjithëkund në Indi u ndërtuan për të imituar pallatet Akemenide dhe kolonat e Persepolit. Arkitektura e rrethimit të Pataliputras dhe kolonat monumentale të Ashokës janë ndikuar nga Arkitektura Akemenide e Persisë.[22] Dizajni i kapitelit pallator të Pataliputras është përshkruar si Perso-Jonik, me një ndikim të fortë stilistik të vonë arkaik grek, duke përfshirë motivet e volutës, rruazës dhe rrotullës, meanderit ose bimës kacavjerrëse.[23]

Kryeqyteti i dinastive të mëvonshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rrënoja të Pataliputras në Kumhrar

Qyteti u bë dhe një qendër e lulëzuar budiste që lëvdohej me një numër manastiresh të rëndësishme budiste. Ai mbeti kryeqyteti i Dinastisë Gupta (shekujt e III–VI të e.s.) dhe Dinastisë Pala (shekujt e VIII-XII). Qyteti ishte gjerësisht në rrënoja kur u vizitua nga udhëtari kinez Xuan Zang dhe pësoi dëmtime të mëtejshme nga sulmet myslimane në shekullin e XII.[24] Pastaj, Sher Shah Suri e bëri Pataliputran kryqytetin e tij dhe i ndryshoi emrin në Patnan moderne.

Kolonë salle maurjane në sitin e Kumhrar-it të Pataliputras

Megjithëse pjesë të qytetit të lashtë janë gërmuar, shumë nga ai qëndron akoma i mbuluar poshtë Patnas moderne. Janë gërmuar vende të ndryshme duke përfshirë Kumhrar-in dhe Bulandi Bagh-un.

Gjatë Periudhës Maurjane, qyteti përshkruhej si në formë paralelogrami, afërsisht 1.5 milje i gjerë dhe 9 milje i gjatë. Muret e tij prej druri ishin të hapur nga 64 porta. Studimet arkeologjike kanë zbuluar pjesët e mbetura të palisadës prej druri përgjatë mjaft kilometrave, por nuk janë gjetur fortifikime guri.[25]

Sitet e gërmuara të Pataliputras

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Kumhrar-i
  • Bulandi Bagh-u
  • Agam Kuan-i
  • Goalghar-i
  • Gurdvara në Gayeghat
  1. ^ a b Kulke, Hermann; Rothermund, Dietmar (2004), A History of India, 4th edition, Routledge, fq. xii, 448, ISBN 0-415-32920-5 ((citation)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ""Patna"". Encyclopædia Britannica Online. 13 dhjetor 2013. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Heritage wall for Metro corridor plan". ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ V. Hansen & K. Curtis: Voyages in World History; Volume 1 to 1600, 2012, fq. 69
  5. ^ Monier-Williams Sanskrit-English Dictionary: Pāṭali
  6. ^ a junior synonym of Stereospermum colais (http://ecocrop.fao.org/ecocrop/srv/en/cropView?id=10083 Arkivuar 22 korrik 2011 tek Wayback Machine)
  7. ^ Encyclopaedia of Religion and Ethics, fq. 677
  8. ^ Folklore, Vol. 19, No. 3 (30 shtator 1908), fq. 349–50
  9. ^ The Calcutta Review Vol LXXVI (1883), fq. 218
  10. ^ Language, vol. 4, nr. 2 (qershor 1928), fq. 101–05
  11. ^ a b c Sujato, Bhikkhu; Bhikkhu, Brahmali, "1.1.5", The Authenticity of the Early Buddhist Texts (PDF), Oxford Center for Buddhist Studies ((citation)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  12. ^ Tripathi, Piyush Kumar (16 korrik 2015). "Realty to broaden horizon". The Telegraph. Kalkuta. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2015. Marrë më 13 mars 2017. ((cite news)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ K.A.N. Sastri: Age of the Nandas and Mauryas; 1988, fq. 11
  14. ^ Romila Thapar: A History of India, Volume 1; 1990, fq. 384
  15. ^ The Pearson Indian History Manual, Pearson Education India, A94.
  16. ^ Christine Preston: The Rise of Man in the Gardens of Sumeria: A Biography of L.A. Waddell[lidhje e vdekur]; 2009, fq. 49
  17. ^ Dieter Schlingloff: Fortified Cities of Ancient India: A Comparative Study; 2014, fq. 49
  18. ^ "Ancient India as described by Arrian, "The Indica"". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 13 mars 2017. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Paul J. Kosmin: The Land of the Elephant Kings: Space, Territory, and Ideology in Seleucid Empire; 2014, fq. 42
  20. ^ Strabo: Geographia; vol. 3, paragrafi 36
  21. ^ Aelian, Characteristics of animals, book XIII, Chapter 18, i cituar edhe te ‘The Cambridge History of India’, Volume 1, fq. 411
  22. ^ "The Analysis of Indian Muria Empire affected from Achaemenid's architecture art". Journal of Subcontinent Researches. 6: 149–74. 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 13 mars 2017. ((cite journal)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Laurence Austine Waddell (1903). Report on the excavations at Pātaliputra (Patna); the Palibothra of the Greeks. Kalkuta: Bengal secretariat press. ((cite book)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Scott, David (maj 1995). "Buddhism and Islam: Past to Present Encounters and Interfaith Lessons". Numen. 42 (2): 141–55. doi:10.1163/1568527952598657. JSTOR 3270172. ((cite journal)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Excavation sites in Bihar, Archaeological Survey of India, arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2009, marrë më 13 shtator 2009 ((citation)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Pataliputra
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?