For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Njeriu me top.

Njeriu me top

Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. Relevant discussion may be found on the talk page. Ju lutem ndihmoni në përmirësimin e këtij artikulli duke shtuar burime duke e bërë artikullin të besueshëm. Materialet e pacituara mund të nominohen dhe më pas të fshihen. (Learn how and when to remove this template message)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.


Njeriu me top
Arkivi i filmit
Titulli shqip Njeriu me top
Viti i prodhimit 1977
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Viktor Gjika
Skenari Viktor Gjika
Autori Dritëro Agolli
Muzika e filmit Limos Dizdari
Kameramani Lionel Konomi
Drejtori artistik Haxhi Dersha
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Timo Flloko
Elida Cangonji
Stavri shkurti
Drita Pelingu
Aktorët tjerë
Zef Bushati
Kadri Roshi
Thimi Filipi
Birçe Hasko

Njeriu me top (1977)është një prodhim i kinostudios Shqipëria e Re,bazuar ne romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit shqiptar Dritero Agolli.

Regjisor: Viktor Gjika, Skenari: Viktor Gjika, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Limos Dizdari.

Aktorët në role

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Arben Imami......Abazi, nipi i plakut Mere
  • Lida Hoxha......Shega, mbesa e plakut Mere
  • Enver Dauti......hoxha i fshatit

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autori e mori subjekin e romanit nga hasmeria midis fiseve Manuka dhe Mera ne fshatrat Arapi i Poshtëm dhe Lishani i Poshtëm.Shënimet e një prej pjesëtarëve të familjes Mera,mbi historinë e hasmërise ndërmjet dy fiseve shërbyen si indicie për krijimin e veprës dhe më pas të filmit,i cili e ngre gjithë fabulën e tij mbi një top të artilierisë së lehtë i gjetur pas rënies së Italisë fashiste dhe qëllimi kryesor i përdorimit të tij ishte hakmarrja ndaj shtëpisë "kundërshtare". Në film Mato Gruda jeton në hasmëri me familjen e plakut Mere Fizi.Mato ka fshehur topin e artilierisë të cilin ëndërron ta përdorë kundër Mere Fizit,madje ka marrë në shtëpi si rob edhe një italian që e thërret Agush,i cili i mëson përdorimin e topit.

« Lufta ka përfshirë tërë vendin, ne dergjemi në kulla dhe mendja na punon për hasmërira, si e si t’i zëmë pritë njëri-tjetrit…» (Dritëro Agolli, Njeriu me top, Shtëpia botuese « Naim Frashëri », 1975, fq.54)

« Në fillim ai këtë dëshpërim nuk e ndjeu, se qenia e tij ishte ende e mpirë nga narkoza e hakmarrjes. Njeriu, kur është i pirë, është grotesk e bujëmadh, zhurmon dhe u ul udhën shumë pasioneve të shfrenuara. Por, kur i del pija në mëngjes, bie në një dëshpërim të thellë, se kujton natën e kaluar. Jo vetëm kaq. Në mëngjes e ndien veten pa asnjë energji, pa asnjë mendim, pa asnjë pasion. Atë e pushtojnë mërzia dhe indiferentizmi. » (Dritëro Agolli, Njeriu me top, Shtëpia botuese « Naim Frashëri », 1975, fq.131-132)

« Në dreq të vejë edhe kjo punë ! Më mirë që nuk qëllova në shenjë. Njeriu i zi përpiqet, lëron arat, mbjell arën, ndërton shtëpinë, bën fëmijë dhe pastaj të del një i krisur me një gjyle dhe të bën hi ! Njeriu atëherë mbetet i shtrirë përgjithmonë me majat e këmbëve përpjetë. Po sa kanë ecur ato këmbë ! […] I shkreti njeri ! E gjen të keqen nga shëmbëllimi i tij, nga njeriu. Pse, xhanëm, të jetë kështu ? Të ishte ndryshe, fare ndryshe. Pastaj Mato Grudën e pushtoi përsëri dëshpërimi tek vështronte mullarin që tymonte. Si nuk e qëllova të paktën me një gjyle ! Për dy-tri metra gjë më shpëtuan Fizët ! Edhe vdekja duhet, se pastron njerëzit nga shpirtrat e këqia. Ajo nuk i lë të shtohen shumë e të mbulojnë shpirtrat e mira. » (Dritëro Agolli, Njeriu me top, Shtëpia botuese « Naim Frashëri », 1975, fq.129)

« Skema e përgjithshme logjike e këtij filmi ngjan me filma të tjerë të epokës të cilët zhvillojnë një farë propagande kundër kanunit, pushtetit të priftit katolik dhe vrasjeve mes njerëzve. Për shembull, pushteti i prifti katolik që shfaqet te filmi « Komisari i dritës » (Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, 1966) zëvendësohet te « Njeriu me top » nga pushteti i hoxhës dhe i fesë islame, i materializuar në normat shoqërore e sidomos te figura e gjyshit të madh të Fizëve. Dritan Shkaba është mësuesi, komisari dhe i ndriçuari që sjell rrezet e dijes në malësinë e sunduar nga bajraktarët e kleri katolik. Mësuesi që lufton me pushkë e penë, e prandaj ai është edhe komisar, edhe dritë-uri. Mato Gruda është njeriu i verbuar nga hasmëria, i pashkolluar e i pakultivuar, i mbërthyer mes ndjenjave të hakmarrjes dhe dëshirës apo presionit për të dalë në krah të partizanëve. « Ehhh, rron plaku Mere Fizi, rron. Rron me të dymbëdhjetë nipërit e tij. Thonë se ka Zot. Hëhh, hiç nuk ka Zot. Po të kishte do ta kishte marrë plakun Mere për të gjithë të këqiat që ka bërë.» – janë fjalët e Mato Grudës në fillim të filmit. Interes personal kundër interesit kombëtar, ky është tensioni pothuajse i kundondodhur në kinemanë tonë, kurse zgjidhja e propozuar është harresa e marrjes së gjakut dhe dalja në luftë përkrah partizanëve. Mllefi pohues se Hiç nuk ka Zot, formulë e sanksionuar në Kushtetutën e 1976 (Neni 37 : « Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor. ») ia heq Zotit atributet e tij si etalon universal dhe i përjetshëm i nocioneve të së mirës, shpëtimit, e të drejtës hyjnore dhe tokësore. Zoti vdiq dhe bashkë me të e gjithë tradita e vjetër. Vdekja e Zotit i hap rrugë lindjes së një drejtësie tjetër, institucionale, moderne, pushtetore, burokratike. E kur dhe këto vdesin, katrahura e madhe që shoqëron njerëzit, është ajo e dilemës mes vetëgjyqësisë dhe ankimit në institucione me shpresën e vakët se një ditë gjërat do të ndryshojnë.»

« Njeriu me topin e vjedhur fashistëve, jeton ditët e tij me urrejtjen ndaj Fizëve. Shpërfillës i ngjarjeve madhore kombëtare, simpatizant besues profan i komunizmës, Mato Gruda i qëndron gjithsesi fiksimit të tij për të shlyer peshën e hakmarrjes që rëndon prej kohësh e ku hedhin valle hijet e të vdekurve të tij. « Rruga prej shtëpisë sime deri tek Fizët është vaditur me gjak. Asnjë s’mund të mbijë aty veç hakmarrjes. Gjaku s’bëhet ujë.» Vetëm pasi ndodhet përballë ballafaqimeve në sheshin e fshatit midis Ballit dhe Partizanëve ku hetohet se kush ka qëlluar me top mbi Fizët, Mato pushtohet nga një ndjenjë sikleti e turpi. Nisma e tij hakmarrëse i ka vënë miqtë e tij partizanë para akuzës se janë ata që kanë shtënë me top, si njerëz që bëjnë krime, që qëllojnë shtëpitë e popullit e që duan gjak dhe derdhje gjaku. Mato nguron të thotë të vërtetën në mes të fshatit. Tekefundit, të mbijetuarit e hasmit kanë të drejtë të dinë se kush ka qëlluar mbi fisin e tyre. Fshehja dhe heshtja është një akt frikacak i Matos i cili kërkon të dalë pa lagur, madje ky akt orvatet të interpretohet sikur është bërë nga partizanët. Po ky akt është gjithashtu prishje e normave të hakmarrjes apo shkelje e të drejtës për të ditur se nga vjen plumbi. Në këtë orvatje ai përpiqet të korruptojë edhe Muratin duke i pohuar se zotëron një send, diçka e cila do i rregullojë punët me Fizët. Një ofertë për t’a bërë Muratin bashkë-frikacak. Për një çast ndërgjegjia i flet me zë të ulët duke ia pohuar vetvetes se është ai njeriu që ka shtënë me top mbi Fizët, se partizanët janë të pafajshëm e se Tosun Baçi si akuzator është një gënjeshtar. Si të gjithë frikacakët që kanë në dorë fuqinë e marrëzisë së vdekjes mbi të tjerët, personazhi i Mato Grudës pluskon në këto konflikte të brendshme të lidhura sa me aspektet më humane tek ato ngushtësisht personale, të mbajtura në tension nga ankthi, frika dhe dëshira. »

https://tvprofil.com/al/film/4667736/njeriu-me-top

https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/foto-galeri-e-filmit-njeriu-me-top-44-vjet-qe-nga-shfaqja/

https://albaniancinematography.blogspot.com/

https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare

{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Njeriu me top
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?