For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Mir Hosein Musavi.

Mir Hosein Musavi

Mir Hosein Musavi

Mir Hosein Musavi Hameneh (1941, persisht: میرحسین موسوی خامنه), i njohur edhe si Mir Hossein Mousavi, është arkitekt, piktor dhe politikan reformist iranian, kryeministri i pestë dhe i fundit i Republikës Islamike të Iranit në vitet 1981-1989, si dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet 2009.

Musavi u lind më 1941 në krahinën e Azerbajxhanit Lindor dhe u shkollua për arkitekturë. Ka kryer funksione të rëndësishme pas Revolucionit Islamik të vitit 1979. Fillimisht ishte redaktor i gazetës zyrtare e më pas ministër i punëve të jashtme të Republikës Islamike.

Në vitin 1981 u zgjodh kryeministër, post ky që e mbajti deri më 1989, kur ndryshimet kushtetuese e hoqën pozitën e kryeministrit nga sistemi qeverisës, duke ia ngarkuar detyrën e kreut të qeverisë kryetarit të republikës. Musavi shërbeu si krye i qeverisë gjatë Luftës Irako-Iraniane dhe arriti të menagjonte ekonominë në një kohë kur sanksionet ndërkombëtare po ndikonin në varfërimit dita-ditës të Republikës Islamike. Instituimi i ekonomisë së boneve siguroi barazi në ndarjen e resurseve të ushqimit për të gjithë qytetarët e vendit. Qeverisja dhe personaliteti i tij modest kujtohet me respekt të thellë nga iranianët.

Paskëtej, Musavi ka shërbyer si anëtar i Këshillit për Përshtatshmëri, organ këshillues i prijësit të republikës. Po ashtu, është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor, ndonëse ka kohë që nuk merr pjesë në veprimtarinë e këtyre këshilleve. Mungesa e Musavit është interpretuar si mospajtim me vendimet e tyre.

2009, Musavi shpalli se do të garonte në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Synimet e tij përfshinë reformimin e ekonomisë, përmirësimin e gjendjes shoqërore, pozitës së gruas dhe imazhit të Iranit në botë. Një nga pikat kyçe të planit të tij parashihnin shpërbërjen e policisë së moralit që vazhdon t'i keqtrajtojë femrat iraniane dhe zgjerimin e lirive personale dhe asaj të fjalës, sidomos me lejimin e televizioneve private në vend. Megjithë premtimet për reforma brenda Iranit, Musavi pati deklaruar se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga programi bërthamor, duke pohuar se kjo përpjekje e shtetit të tij ishte për qëllime paqësore.

Rezultatet zyrtare e vendosën atë të dytin, pas fituesit dhe kryetarin në detyrë, Mahmud Ahmedinezhad. Megjithatë, Musavi nuk e ka pranuar humbjen, duke e quajtur veten ngadhnjimtar dhe duke u thirrur në parregullsi të shumta zgjedhore. Përkrahës të Musavit shprehën pakënaqësinë e tyre duke demonstruar në Teheran dhe qytete tjera të Iranit, duke shënuar protestat e para të dhunshme që nga Revolucioni i vitit 1979.

Musavi flet rrjedhshëm persishten, azerishten, anglishten dhe arabishten si dhe është kryetar i Akademisë Iraniane të Arteve.

BBC News, "Iran's presidential candidates," 21 maj 2009

{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Mir Hosein Musavi
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?