For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Mahavira.

Mahavira

Mahavira
U lind në599 p.r.l.k
Vaishali
Vdiq537 p.r.l.k
Kombësiaindian

Mahavira (Sanskritisht महावीर dhe në gjuhën Tamile அருகன்("Arugan") që do të thotë "Hero i Madh", tradicionalisht 599 – 527 p.r.l.k[1]) është emri që zakonisht lidhet me të urtin indian Vardhamana (Sanskritisht: वर्धमान "duke u rritur") që themeloi ato që janë sot parimet qendrore të Jainizmit. Sipas traditës së Jainit, ai ishte Tirthankara i 24-t dhe i fundit. Në gjuhën Tamile, ai quhej Arugan ose Arugadevan. Ai ishte gjithashtu i njohur në tekste si Vira ose Viraprabhu, Sanmati, Ativira,dhe Gnatputra. Në shkrimet budiste Pali Canon, ai quhet Nigantha Nātaputta.

Lindja e Princit Vardhaman

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një vend të quajtur Kshatriyakunda në mbretërinë e lashtë të Lachuar në Distriktin Jamui në Biharin (qytet në Indi) e ditëve të sotme, Mahavira u lind nga Mbreti Siddartha dhe Mbretëresha Trishala më 12 prill sipas kalendarit Gregorian. Kur akoma qe në barkun e mamasë, besohej se ai i sillte pasuri dhe begati gjithë mbretërisë, për këtë arsye ai u quajt Vardhaman. Mbretëresha Trishala pati 14 ëndrra të mbara para se të lindte Vardhamanin, shenja që profetizonin ardhjen e një shpirti të madh.

Tradita jainiste thoshte se pas lindjes së tij, Indra e la në një vaskë të mbushur me qumësht të hyjnive dhe i kreu ritualet për Tirthankar-in e ardshëm dhe më pas iu kthye mamasë së vet, Trishalës.

Ditëlindja e Vardhamanit festohet në Mahavir Jayanti, festa më e rëndësishme fetare e jainistëve kudo në botë.

Si djali i Mbretit Siddartha, ai jetoi si një princ. Gjithsesi, edhe në moshë të vogël ai shfaqi një natyrë të virtytshme. Ai filloi të angazhohej në meditime dhe u zhyt në mendime. Ai ishte i interesuar në besimet kryesore të Jainizmit dhe filloi të distancojë veten nga çështjet e rëndomta.

Kërkimi shpirtëror

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
India në kohën e Mahavirës

Në moshën tridhjetë vjeçare, Mahavira hoqi dorë nga mbretëria dhe familja, la gjithë zotërimet dhe shpenzoi dymbëdhjetë vjet si asket. Gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve ai e shpenzoi shumicën e kohës duke medituar. Ai dha vlerësimin më të madh për qeniet e tjera, përfshirë njerëzit, kafshët dhe bimët dhe shmangu dëmtimin e tyre. Ai kishte hequr dorë nga gjithë zotërmiet përfshirë dhe rrobat dhe jetoi me një regjim shumë të rreptë. Ai shfaqi kontroll ndaj shqisave të tij kur duronte ndëshkimin e vetvetes gjatë këtyre vjetëve. Kurajoja dhe trimëria e tij i dhanë atij emrin Mahavira. Këto ishin vitet e arta të udhëtimit të tij shpirtëror, në fund të së cilës ai arriti Kaivalya Gyan. Ai tani ishte një person me harmoni, njohuri dhe vetë-kontroll të pafundëm.

Vitet e mëvonshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mahavira ia përkushtoi pjesën tjetër të jetës predikimit për liri shpirtërore për njerëzit rreth e rrotull Indisë. Ai udhëtoi zbathur dhe pa rroba, në kushtet më të vështira klimaterike dhe njerëz nga gjithë situata e jetës vinin për të dëgjuar mesazhin e tij. Gjatë një pike Mahavira kishte 400,000 ndjekës. Predikimet dhe përpjekjet e Mahavirës për të shpërndarë filozofinë jainiste konsiderohen si katalistët e vërtetë që e zgjeruan këtë fe të lashtë në tërë Indinë e më tej.

Në moshën 72 vjeçare dhe 4.5 muajsh, ai arriti Nirvanën (çlirimi nga çdo vuajtje) në një zonë të njohur si Paëapuri në ditën e fundit të kalendarëve jainistë dhe indianë, në Dipavali. Jainistët e festojnë këtë si ditën kur ai arriti çlirimin ose Moksha. Jainistët besojnë se Mahavira jetoi nga 599-527 p.r.l.k, ndonëse disa studiues preferojnë 549-477 p.r.l.k.[2]

Mahavira
Jina, ose Mahavir, si guru në një dorëshkrim ,Gujarat, Indi,rreth 1411

Filozofia e Mahavirës ka tetë principe kryesore – tre janë metafizike dhe pesë janë etike. Objektivi është të ngrenë cilësinë e jetës.

Mahavira predikonte se nga përjetësia, çdo qenie e gjallë (shpirti) është në lidhje me atome karmike të akumuluara nga veprimet e mira dhe të këqija. Në një gjendje iluzioni karmik, individi kërkon kënaqësi të përkohshme dhe iluzive në zotërimet materiale, që janë rrënja e shkaqeve të mendimeve të dhunshme dhe veprimeve si inati, urrejtja, zilia, dhe të tjera. Kjo rezulton në akumulimin e mëtejshëm të karmës.

Për tu çliruar nga vetja, Mahavira mësoi nevojshmërinë e besimit të drejtë (samyak-darshana), njohurisë së drejtë (samyak-gyana), dhe sjelljes së drejtë (samyak-charitra'). Në zemër të sjelljes së drejtë për Jainistët janë pesë betimet e mëdha:

  • (Ahimsa) – të mos i shkaktosh dëme qenieve të tjera të gjalla;
  • (Satya) – të thuash vetëm të vërtetën;
  • (Asteya) – të mos marrësh asgjë që nuk të është dhënë siç duhet;
  • (Brahmacharya) – të knaqesh jo në kënaqësi sensuale;
  • (Aparigraha) – të heqësh dorë tërësisht nga njerëzit, vendet dhe gjërat materiale.

Këto betime nuk mund të plotësoheshin pa pranuar filozofinë e jo-absolutzmit (Anekantvada) dhe teorinë e relativitetit (Syādvāda, gjithashtu përkthyer "parashikim i kualifikuar"). Murgjërit dhe murgeshat i përmbahen rreptësisht këtyre betimeve.

Mahavira mësonte se meshkujt dhe femrat janë shpirtëra të barabartë dhe se të dy mund të heqin dorë nga bota për të kërkuar moksh-in ose lumturinë e përjetshme.

Mahavira tërhiqte njerëz nga çdo shtresë, të pasur dhe të varfër, meshkuj dhe femra. Ai i organizoi ndjekësit e tij në katër rende; murg (Sadhu), murgeshë (Sadhvi), laikë (Shravak), dhe laike (Shravika). Kjo lloj renditjeje njihet si Chaturvidh Jain Sangh.

Predikimet e Mahavirës u ruajtën nga dishepujt e tij të menjëhershëm në Agam Sutras (dorëshkrime). Me kalimin e kohës shumë Agam Sutras janë humbur, shkatërruar ose ndryshuar. Rreth një mijë vjet pas kohës së Mahavirës, Agam Sutras u shkruajtën në Tadpatri (letra me gjethe palme që përdoreshin atëherë për të bërë libra). Jainistët Swetambar i pranojnë këto sutras si mësime autentike kurse Jainistët Digambar i përdorin ato si referenca.

Jainizmi ekzistonte edhe përpara Mahavirës dhe mësimet e tij bazoheshin në ato të paraardhësve të tij. Kështu që Mahavira ishte më shumë një reformator dhe promovues sesa themelues i një besimi të ri. Ai ndoqi besimet e vendosura mirë të paraardhësit të tij, Tirthankar-it Parshvanath. Megjithatë, Mahavira i riorganizoi parimet filozofike të Jainizmit që të korrespondonin me kohën e tij.

Pak shekuj pas Nirvanës së Mahavirës, sekti fetar jainist (Sangh) u rrit më shumë e u bë më i ndërlikuar. Kishte ndarje në pika të vogla, megjithëse ato nuk ndikonin mbi doktrinat origjinale të Mahavirës. Brezat e mëvonshëm panë fillimin e ritualeve dhe kompleksiteteve që disa i kritikuan që vendosnin Mahavirën dhe Tirthankar-ët e tjerë në fron në mënyrë të ngjashme me hyjnitë hindu.

Kopje e tempullit Pavapuri në Pansara. Mahavira arriti Nirvanën në Pavapuri.
Pjatë që shfaq Mahavirën që pranon Alms-in
Folio nga Kalpasutra (Libri i Rregullave të Shenjta) nga Acharya Bhadrabahu, rreth 1400 p.s.l.k

Ekzistojnë tekste të ndryshme Jainiste që përshkruajnë jetën e Lord Mahavirës. Më e shquara prej tyre është Kalpasutra nga Acharya Bhadrabahu I. Biografia e parë sanskrite e Mahavirës ishte Vardhamacharitra nga Asaga më 853 p.s.l.k.[3]

Shih gjithashtu: "Sraman Mahavira" nga Acharya Mahapragya

  • "Lord Mahavira dhe kohët e tij" by Kailash Chand Jain (1991) Motilal Banarsidass Publishers PVT LTD Delhi (India)
  • "Lord Mahavira (Një studim nga perspektiva historike)" by Bool Chand ( 1987 ) P.V. Research Institute I.T.I Road Varanasi 5 (India)
  • "Lord Mahavira në sytë e të huajve" by Akshaya Kumar Jain ( 1975 ) Meena Bharati New Delhi 110003 (India)
  • "Kur ai u ul [në meditim]... ata i prenë mishin... i shkulën flokët... e ngritën në ajër dhe... e hodhën përtokë... I Nderuari e mërziti dhimbjen." (nga Acaranga Sutra)
  1. ^ "Mahavira." Britannica Concise Encyclopedia. Encyclopædia Britannica, Inc., 2006. Answers.com 28 Nov. 2009. http://www.answers.com/topic/mahavira
  2. ^ The Perennial Dictionary of World Religions. Keith Crim, editor. Harper & Row Publishers: New York, 1989. 451.
  3. ^ Jain, Kailash Chand (1991). Lord Mahāvīra and his times, Lala S. L. Jain Research Series. Motilal Banarsidass. fq. 59. ISBN 8120808053. ((cite book)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Mahavira
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?