For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Njësia administrative Krutje.

Njësia administrative Krutje

40°31′N 19°25′E / 40.52°N 19.41°E / 40.52; 19.41

Njësia administrative Krutje

Njësia administrative Krutje është një ish-komunë e cila ndodhet në qarkun e Fierit dhe nga viti 2015, me reformën e re të qeverisjes lokale u bë një nënndarje e  Bashkisë së Lushnjes.[1] Sipas censusit të vitit 2011, popullsia e kësaj njësie administrative përbëhej nga 7, 564 banorë.[2]  Njësia administrative Krutje ndahet në dy zona : Krutje e Sipërme dhe Krutje e Poshtme. Në këtë njësi administrative ndodhet një shkollë e mesme, 2 shkolla 9 vjecare dhe 4 shkolla të ciklit të ulët. Krutja njihet për Mësuesin e Popullit, Rrapi Mërtiri dhe për 15 dëshmorët e luftës nacional-clirimtare. Gjithashtu ndodhet edhe një Kinoteatër, palestër e lojrave me dorë dhe nje fushë futbolli.

Më 11 nëntor të vitit 1946 u krijua e para kooperativë me karakter bujqësor në Shqipëri,[3] me kryetar Rrapi Gjermenin, i cili kishte shërbyer më parë si ambasador në Rumani dhe sekretar i parë i Lushnjes. Kooperativa përbëhej nga 30 anëtarë fillestarë të cilët dorëzuan tokat e tyre si edhe mjetet me të cilat punohej toka. Në fillim kooperativa përbëhej vetëm nga zona e krutjes së Sipërme. Kooperativa u zhvillua gradualisht duke arritur statusin e kooperativës së tipit të lartë (KTL), e përbërë nga disa kooperativa. Ajo ishte e përbërë nga 7 fshatra me një popullsi të përgjithshme prej 11, 000 banorësh : Krutje e Sipërme, Krutje e Poshtme, Zhym, Rrupaj, Fier i Ri, lifaj i Vjetër, dhe Kadiaj. Kjo kooperativë, ku shteti luante një funksion shumë të rëndësishëm, ishte hapi i parë drejt krijimit të fermës në Shqipëri.  Kryetar i kësaj kooperative ishte Andrea Gjermeni dhe kryetar i këshillit bashkiak Gori Gjermeni. Nga viti 1976 deri në vitin 2000, kryetar i Këshillit Bashkiak të kooperatives ka qenë Todi Mile.

Krutja njihet vecanërisht për arritjet e saj në veprimtaritë sportive, duke përmendur këtu skuadrën e volejbollit për femra ‘’11 Nëntori’’, e cila u krijua me 1970, me trajner Llazar Llupon. Në fillimet e tij, ekipi luante në kampionatet e kategorisë së dytë të volejbollit, duke u përmirësuar gradualisht dhe në vitin 1972 u rendit në vendin e dytë të kësaj kategorie.  3 vite më vonë, në vitin 1975, ekipi arriti të aktivizohej në kategorinë e parë të volejbollit. Nga viti 1980 e më vonë, Krutja dominoi në sportin e volejbollit. Ekipi i saj për femra spikati në sezonin 1978-1979 duke u shpallur kampion në kategorinë e pare, ngjarje e cila shërbeu si fillim i një periudhe të gjatë dominimi. [4]

Kjo zonë merret kryesisht me bujqësi e blegtori. Kulturat kryesore që mbillen janë gruri, misri dhe pambuku, si edhe serat me ngrohje që shërbejnë për kultivimin e perimeve.  Në fushën e blegtorisë përmendim këtu fermat e lopëve.


  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2018. Marrë më 19 prill 2018. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 gusht 2018. Marrë më 19 prill 2018. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://ciml.250x.com/archive/albania/albanian/agriculture_in_the_psr_of_albania_alb.pdf , faqja 9
  4. ^ https://books.google.al/books/about/Arsimi_Dhe_Kultura_Ne_Myzeqe_1912_1990.html?id=LI9aAgAAQBAJ&redir_esc=y


{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Njësia administrative Krutje
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?