For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Gjin Pjetër Pervizi.

Gjin Pjetër Pervizi

Gjin Pjetri (Skuraj, 1853 - 27 shkurt 1914?[1]) ose Gjin Pjetër Marku ishte udhëheqës popullor dhe pleqnar i përmendur.

Lindi në Skuraj të Kurbinit, i biri i Pjetër Markut të fisit të Kullës ose Ukasanaj-Pervizëve. Më 1878 bashkë me të atin dhe axhat Prengë e Llesh Markun dhe parinë e vendit marrin pjesë në Lidhjen e Prizrenit dhe formojnë Komitetin e Kryengritjes së Lidhjes të Prizrenit. Fushatat ndëshkimore të Dervish pashës më 1881 bien edhe mbi pasurinë e Pervizëve, duke iu djegur kullat dhe shtrënguar kësodore të dalin në mal.

Me 27 korrik 1884 martohet me Prendën e Gjin Lekë Kaçorrit prej Rrësheni, me të cilën do të kishte një djalë, Palin. E shoqja e parë i vdes e kështu martohet për së dyti me vejushën Cenën e Vokërr Tanushit nga Laçi, me të cilën do kishte një vajzë që vdiq e re[2].

Pakënaqësitë ndaj taksës së xhelepit dhe thirrjes në ushtri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga fundi i shtatorit të 1903 mbas një urdhri të ardhur nga Stambolli për të deklaruar gjanë e trashë, si lopët, qetë, kuajt e magjarët, paria e vegjëlia Kurbinit mbarë mblidhet tek "Vidhat e Ndokajve" në Laç-Sebaste ku pleqëruan urdhrin e ardhur nga Stambolla në Krujë. Venduan që të shkonin për t'u ankuar te kajmekami në Krujë, si rrjedhojë i lanë fjalë parisë krutane që të zdrypnin në fushë të Tallajbesë me lidhë besën. Me mbledhjet e pleqëve dhe pakënaqësitë në fillim të taksës së xhelepit dhe pastaj të përbuzjes së nëpunësve osmanë, Esad pashë Toptani i del fjale për nisjen e një ankese Stambollit. Gjendja përshkallëzohet dhe ,kerset pushka, e nis beteja e Tallajbes e drejtueme nga Gjin Pjetri, me disfaten e trupave osmane qe kishin rrethue fushen per me nderhy kunder delegateve. ( Shtjefen Gjeçovi: Parradija e Popullit ase Kryengrutja e Dheut , doreshkrim origjinal, 116 faqe, 1912, Bibliteka Kombetare Tirane). Degama u zgjërua deri në një ngatërresë për kullën që Esad pasha donte me ngritë në truallin e teqes së Fushë-Krujës. Mbahet Kuvendi i Delbnishtit me 54 pleq e stërpleq të 52 katundeve të Kurbinit dhe semtet e Krujës, pranë arqipeshkvisë me dëshmues Dom Nikollën e P. Gjeçovin. Kuvendi vendos formësimin e Kanunit të Bajrakut të Kurbini, me firmen e Gjin Pjeterk Pervizit.. Esad pasha nuk ua pranoi gjyqin e Porotës sa i përket truallit të teqes, duke ndjellur kështu pakënaqësinë e mbarë dheut[3] të Kurbinit dhe Krujës[4]. ( Shtjefen Gjeçovi, Kanuni i Lek Dukagjinit, Shkoder, 1933).

Me mosarritjen e një godie mes Pleqve të Kurbinit dhe autoriteteve osmane, gjendja shkoi deri në atë që u quajt Kryengritja e Kurbinit. Valiu i Shkodrës dërgoi trupa që t'i vilte taksat duke shtrënguar popullsinë e Kurbinit të dalë shpesh në mal deri kur arrihet një marrëveshjes mes Dom Nikollë Kaçorrit, atëherë prift në Durrës dhe valiut. Zabitët turq vazhduan të endeshin në krahinë deri në pranverën e 1907 kur u emërua vali Mustafa Hilmi Pasha, i cili ndërmori bisedime paqtuese me krahinarët[5].Gjenda u acarua dhe me gusht 1911, taborret osmane sulmuen ne Skuraj per te kapur ose vra Gjin Pjetrin e luftetaret e tij, e shuar kryengritjen. Ata arrite te djegin Kullat e Gjin Pjetrit, por pesuan disfate te lumi i Urdhazes me shume nizame te vrame. Keshtu u hap rruga per te arrit ne shpalljen e Pavaresise, ne marreveshje me Ismail Qemalin.

(Klement Miraj: Kontributi i krahines se Kurbinit per çeshtjen kombetare, Hylli i Drites, Shkoder, 1937)

Më 28 nëntor 1912 Gjin Pjetri ngriti në Milot flamurin e shqipes dykrerëshe që ia kishte dhënë Imzot Nikollë Kaçorri, në bashkëveprim me lëvizjen në shkallë mbarëkombëtare., drejtpersedrejti lidhur me Ismail Qemalin.B flamuri duhej te ngrihej ne Krujje, por Kruetanet çuezn ugjen fjale, se n Kruje kishin hy Serbet, prandaj Flamuri te ngrihej ne Milot. pastaj ai ngriti flamurin në Lezhë me Dedë dhe Gjeto Cokun në fillim të dhjetorit.

Vdes papritur ne Skuraj, më dt. 27 fruer (shkurt) 1914[6].

Persekutimi i Pervizëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjin Pjetri kishte zgjedh si trashegimtar moral, djalin e kushrinit te pare, Frrok Prendi, mbnetur jetim 9 vjeç nga vrasja e te atit. E shkolloi dhe nipi arriti te kryej akademenin ushtarake ne Austri. Nje nder oficeret me te shquar te kohes, Zonekomandant i qendres me Tiranen, mik e besnik, krah i djathte i Ahmet Zogut. Kreu detyra te rendesishme e zgjidhi kriza te rrezikshme. Kreu dhe Shkollen e Luftes ne Itali dhe u caktua ne misione ushtarake nderkomabetare. arriti graden Gjeneral divizioni e Minister i Mbrojtjes, gjate Luftes Dyte Boterore, deri me 1944. (Pjeter Hidri: Gjeneral Prenk Pervizi, Toena, Tirane, 2002).Kundershtar e armik numer nje i regjimit e diktatures komuniste. Prej veprimtarisë së tij familja e fisi pësuen përndjekje te eger prej regjimit komunist. Kullat e Pervizëve u dogjën dhe 23 pjestarë të fisit u burgosën, internuan ose u pushkatuan e vdiqen ne burgje e internime. Shuma e përgjithshme e dënimeve për gjithë familjen dhe të afërmit e tjerë të këtij fisi arrin në afro 700 vjet, prej ku vetem trungu familjar i tij 482 vjet[7]. ( Eugjen Shehu: Gjneral prenk Pervizi, Komandant i UIshtrise Kombetare shqiptare, Panorama, Tirane 2009). 'Robert Elsie: Albanian Tribes, ' - Kurbin- Tauris, London, 2004).

  1. ^ Datëlindja nuk dihet me saktësi, Luan Bajo shkruan për v. 1853-1913, P. Klement Miraj 1862 - 25 shkurt 1914, Dom Frano Illia shkruan për dtl. 1854.
  2. ^ Illija F., Gjin Pjetri - Nji luftëtar ne shej i Rilidjes sonë Kombëtare, Lezhë, 2006.
  3. ^ Dheu ~ Populli.
  4. ^ Gjeçovi Sh., Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t'Osmanllive 1903, 1904, 1905, 1906. Mbledhur më 1922 nga autori, sot dorëshkrimi me 116 faqe ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë.
  5. ^ Pjesa e shkruar nga K. Prifti në vëllimin e dytë të "Historisë së Popullit Shqiptar" të titulluar "Rilindja Kombëtare Shqiptare".
  6. ^ Lajme ~ Rrokul Shqypniës, HD, Vj. I 1914, 7 fq. 228.
  7. ^ Pervizi L., Persekutimi dhe dënimet e familjes së Gjen. Prenk Pervizit, 10 tetor 2008.
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Gjin Pjetër Pervizi
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?