For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Bratica.

Bratica

Bratica
Bratica  (mal.)
Fshat
Bratica is located in Earth
Bratica (Earth)
Koordinatat: 41°57′06″N 19°12′09″E / 41.95167°N 19.20250°E / 41.95167; 19.20250
ShtetiMali i Zi Mali i Zi
KomunaStampa:Country data Ulcinj Ulqin
Popullsia
 (2011)
 • Gjithsej233
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
 • Verës (DST)OVEQ (UTC+2)
Prefiksi+382 (0)30
TargatUL

Bratica (malazezisht: Братица/Bratica) është vendbanim rural në Komunën e Ulqinit.

Bratica është fshat, gjendet pranë rrugës magjistrale M-2.4, e cila vazhdon për në Tivar.

Lagjet e Braticës janë: Ramnján (Ramjan), Ballionj (Balliaj), Kodra, Pelinkonj (Pelinkaj), Mâronj (Mâraj), Vladonj (Vladaj), Mulinat.

Toponimet të fshatit Braticë:[1]

  • Ara'e Ali Nuhit - në lindje të shtëpisë të bijve të Zefit Nrek's Nik's Pjetërgjonit-Nilaj.
  • Ara'e Brashnjânve - buzë Prronit t'Rrenimeve, sot djerrinë, në perëndim të shtëpisë së vjetër të bijve të Zefit Nrek's Nik's Pjetërgjonit-Nilaj.
  • Ara'e Brocit - tokë pune në Lug t'Bratic's afër Mullinit Begut.
  • Ara'e Omerit - në perëndim të shtëpisë së vjetër të bijve të Zefit Nrek's Nik's Pjetërgjonit-Nilaj.
  • Ara Smaqe - pronë e Simononjve (Simonajve), rrafshinë e rrethuarmemur në Qafë Smaqe.
  • Baniri - aty ishte vendi për banirin; në Shestan baniri (banieri) është ngreh të Enjtën e Shenjtë, në Ditën e Korpit të Krishtit (atë ditë është përgatitur përpeq dhe ai është hëngër te Baniri).
  • Bishti Ullisht's - pjesa më perëndimore e Ullishtës së Ulqinit.
  • Bishti Rras's - sipërfaqe me rrasa që drejtohet poshtë në det, në perëndim të Bishtit Ullisht's.
  • Boka Pelinkonj - (Pelinkaj) në perëndim të lagjes së Pelinkonjve (Pelinkajve).
  • Bregu'j Hasonj - (Hasaj) kodër ndërmjet Mâronjsh (Marajsh) dhe Vladonjsh (Vladajsh).
  • Bregu'j Kanjushit - breg afër përroit Mulina, sipër Mullinit Pelinkonj (breg i përshtatshëm për çerdhe kanjushash, lejlekësh).
  • Bregu'j Nërmjemë - në Mal t'Bardhë ngjitet në drejtim të Fierit Gjonit.
  • Brinja'e Halil Ag's - mbi Arë Smaqe në anë të malit Marvjan.
  • Brinja'e Qershisë - në Shullá, pjesa perëndimore e malit Marvjan; aty ka qenë një qershi.
  • Brraka'e Fush's Bythkanit - bërrakë në Fushë t'Bythkanit që për bagëti e mban ujit e shiut mjaft mirë.
  • Brraka'e Keqe - buzë Ar's Smaqe, kah jugu, aty ku fillon Rruga'e Harapve.
  • Brraka Smaqe - bërrakë për bagëti e çelur prej vendasve që kohë të shkurtë e mban ujin.
  • Buenimi - gropë në pyjet Rrenime, ku uji i shiut qëndron më gjatë.
  • Çiflloku - arat e Simononjve (Simonajve) prej rrugës për Mal t'Bardhë e deri te shtëpia e Nik's dhe Markut Preçit Macit Preç Gjurit.
  • Djerri Vorrit - në veri-perëndim të Fush's Bythkanit (thuhet që aty është varr vajze).
  • Dheni Bardhë - mbi Vladonj (Vladaj); aty ka deltinë (argjilë) të bardhë.
  • Dhen'i Kuq - te Kepi (vendi me deltinë të kuqe) dhe në Rrenime (n'pyje t'Braticës).
  • Ferra'e Haxhisë - pyll në mbarim të Bishtit Ullishtës.
  • Fieri Gjonit - rrethinë në majë të Malit Bardhë, ku rritet fieri mirë.
  • Fieri Vogël - rrethinë në majë të Malit Bardhë, pjesa perëndimore.
  • Fusha'e Bythkanit - (y te Bythkanit tingllon si ö (oe) në gjermanishte, afërsisht ndërmjet o dhe y) rrafshinë e vogël ndërmjet malit Marvjan dhe Malit të Krythës.
  • Fusha'e Bratic's - rrafshinë në Lugun e Braticës te Bratica.
  • Fusha'e Gomarve - një djerrinë sa një lame në Breg t'Hasonj (Hasaj).
  • Fusha'e Linit - një rogë ndërmjet Marvjanit dhe Malit të Krythës.
  • Gllavica - pyll në perëndim të Braticës.
  • Gurishtë - arat me plot guralecë, prej Prronit Thatë në anën e Mâronjve (Mârajve).
  • Guri Zi - shkëmb me ngjyrë të murrme në Mal t'Bardhë, sipër rrugës ('xhades') për Ulqin.
  • Havze - pyll i përbashkët ndërmjet dhe sipër Ballionjve (Balliajve) dhe Ramnjanve (Ramjanve).
  • Hurdhat e Linit - në atë vend, në Mulinë është regjë lini dikur, pak nën Mulli t'Magjelukonjve (Margjelukajve).
  • Kepi - shkëmb pranë Rrug's Ullisht's, pa mbërritë te Ara Smaqe.
  • Kroni Barkve - në Bisht t'Ullisht's, buzë Valdanosit.
  • Kroni Begut - burim uji në Ullishtë.
  • Kroni Havzeve - burim (puçil) uji në Havze.
  • Kron'i Sul'Kik's - burim uji në Bisht t'Ullisht's.
  • Kron'i Zanave - burim uji në Ferrë t'Haxhisë.
  • Ksollat - sipër Maronjsh (Marajsh), nën rrugë të moçme Ulqin-Tivar, disa shestanas dikur aty jetonin në kasolle.
  • Ksollat - ndërmjet Ar's Smaqe dhe Brrak's Smaqe, aty dikur kishte kasolle.
  • Kuçe - pjesë e pyjeve në veri-lindje prej Braticës.
  • Láma'e Gor's - në perëndim të Lugut Shkallave, në majë të kodrës të pasur me qarr.
  • Lastari - në Shullá buzë Ullishtës; aty ka shumë lastarë (bimë).
  • Limacat-arat nën kishën e Braticës deri te Prroni Thatë, të krijuara nga lymi.
  • Lisi - lis në varret katolike (te kisha e Braticës).
  • Lisi Begut -aty ku fillon të ulet Kodra e Braticës; thuhet që aty ka qenë një lis i madh, ku verës dikur pushonte begu.
  • Lugu'j Bratic's - lugu prej Bishtit Malit, gjatë përroit Mulina, deri afër Krythës.
  • Lugu'j Bukur - lug nën Qarr kah Deti.
  • Lugu'j Çallug's -lug në vazhdim të Lugut Dardhave e deri në Ullishtë, aty ka plot çalluga (lloj drush).
  • Lugu'j Dardhave - ka dardha të egra, në jug-perëndim të Ar's Smaqe.
  • Lugu'j Ferr's - luginë në majë të Malit Bardhë e pasur me ferrëkuqe.
  • Lugu'j Fiqve - luginë në Shullá, faqja jugore e malit Marvjan, aty kishte fiq të egjër.
  • Lugu'j Kullave - luginë nën Qarr kah Deti.
  • Lugu'j Larit - në Shullá të malit Marvjan, pranë Ullishtës; vendi i pasur me larë (dafina).
  • Lugu'j Madh - lug para se mbërrihet në Bisht t'Malit.
  • Lugu'j Mrrelit - nën Mét'Mrrelit.
  • Lugu'j Rras's Keqe - lug në lindje të Pyllit Trashë në Mal t'Bardhë, në perëndim prej Bregut Nërmjemë.
  • Lugu'j Sojmir's - luginë nën Qarr kah Deti.
  • Lugu'j Shkallave - në drejtim të jugut prej Fush's Bythkanit, shkambinjtë kanë trajtën e shkallave.
  • Lugu'j Shkoz's - i pasur me shkoza, në perëndim prej Mâronjsh (Mârajsh), ndërmjet Malit Bardhë dhe Marvjanit.
  • Lugu'j Shkrepave - aty ku kthen rruga për Mâronj (Mâraj); gurët, shkëmbinjtë janë meshkrepa, thumba në drejtim përpjetë.
  • Lugu'j Shllin's - në perëndim prej Lamet Gor's, lëshohet deri në det.
  • Lugu'j Vejush's - luginë nën Qarr kah Deti.
  • Lugu'j Vogël - në Shullá të Marvjanit.
  • Llanishta - pylli kah Deti, në perëndim të Fush's Bythkanit.
  • Llogoret - në perëndim të Fierit Vogël, në Mal t'Bardhë.
  • Mali Bardhë - mal në jug-perëndim të Braticës.
  • Matânë - në atë anë të kodrës, në pyjet Rrenime.
  • Méja'e Banirit - maja e malit Marvjan te Baniri.
  • Méja'e Mrrelit - majë e një kodrës në Mal t'Bardhë (mrreli - lloj mize që theren lopët).
  • Méja'e Madhe - maja më e naltë e malit Marvjan.
  • Marvjani - mal në perëndim të Braticës.
  • Mërkona - aty në majë të Mavjanit kanë qenë të instaluara mjetet telefonike të Markonit.
  • Mogila - në majë të Malit Bardhë, gurë të Grumbulluar.
  • Mogila - në malin Marvjan, gurë të grumbulluar, aty është çuar baniri.
  • Mogila - në majë të Havzeve.
  • Mulina - përroi i Braticës që derdhet në Liqe të Zogajve (Portomilenë); para marrjes së burimit të Salçit për Ulqin (1930), Mulina ka rrjedhë edhe verës deri te Mullini Vorreza (deri aty janë ujitë tokat verës).
  • N'e Brocit - toponimi si mbas pronarit të hershëm, një arë te Mullini Begut.
  • N'e Cano-begut - sot malli i Nik's Stjep's Zefit Pjetërgjonit-Nilaj dhe të bijve të Gjur's Markut Pjetërgjonit-Nilaj.
  • N'e Dânos - toponimi si mbas pronarit të hershëm.
  • N'e Ficit - toponimi si mbas pronarit, një arë te Mullini Qehajs.
  • N'e Gjylonj - toponimi sipas pronarit të hershëm të familjes Gjylaj.
  • N'e Jakupit - toponimi si mbas pronarit të hershëm.
  • N'e Omerit - toponim për pyje matanë Prronit Rrenimeve.
  • Osojet - faqja perëndimore e pyjeve (krahaso: Osojnik, vendbanim te Dubrovniku; Podosoje, vendbanim në veri të Bileqes, Hercegovinë).
  • Prroni Thatë - derdhet në Mulinë, ka ujë vetëm pas shiut.
  • Pusat e Poshtër - dy puse, njëri mbante ujë, nën Fushë t'Linit, sipër Vladonjsh (Vladajsh).
  • Pusi Fush's Bythkanit - pus në Fushë t'Bythkanit që mban ujë krejt verës.
  • Pusi Hasonj (Hasaj) - sipër shtëpisë së Zefit Gjok's Preçit Kols-Dobreci, nën Vladonj (Vladaj).
  • Pusi Këlmenit - afër rrugës Mâraj-Mullini Vorreza (shkolla).
  • Pusi Kol's - zgavër në gur që mban ujin e shiut, në Mal t'Bardhë buzë rrugës që çon në Fier t'Gjonit.
  • Pusi Lek'Gjurit - buzë rruge Mâronj (Mâraj)-MulliniVorreza (shkolla).
  • Pusi Nik's - afër rrugës Mâronj (Mâraj)-MulliniVorreza (shkolla).
  • Pusi Pelinkonj - te Pelinkonjt (Pelinkajt).
  • Pusi Zabelit - zgavër në shkam që mbas shiut mban ujë më gjatë; në Shullá, në perëndim prej Shkamave t'Smajl Hotit.
  • Pushimi - vendpushim nën një lis në rrugë Braticë-Salç; aty ishte dikur një shtëpi, ullishtë dhe toka që punohej (sot pyll).
  • Pylli Trashë - faqja kah Bratica e Malit Bardhë.
  • Qafa Smaqe - qafë mali ndërmjet Malit Bardhë dhe Marvjanit.
  • Qarri - pjesë e Malit të Krythës e pasur me qarr, në perëndim të Fush's Bythkanit.
  • Qirizi - në atë drejtim në Mal t'Bardhë ishte dikur ujësjellësi me gypa deltine, që prej Kronit Salçit (Kronit Bardhaj, Kronit Len's) shkonte për Ulqin; edhe tash vonë është vu ujësjellësi përafërsisht në këtë drejtim.
  • Roga'e Banirit - rogë te Baniri.
  • Rrasa'e Bardhë - sipër Fush's Gomar've.
  • Rrasa'e Vorreve - në jug prej Ar's Smaqe, thuhet që aty ishin 2 vorre.
  • Rrasa'e Keqe - në perëndim të Lugut Rras's Keqe.
  • Rrasa'e Zotnisë - në lindje prej Mâronjsh (Mârajsh).
  • Rruga'e Harapve - rrugicë prej Ar's Smaqe e deri në Ullisht në drejtim të Ulqinit.
  • Rruga'e Ngushtë - rrugicë prej Mulinës e deri te Lisi Begut.
  • Rruga'e Qirizit - del në Kep prej Ksollave.
  • Rruga'e Ullishts - rrugë për njerëz dhe bagëti e braticnjanëve që çon në Ullishtë të Ulqinit.
  • Rrenime - në perëndim të Fush's Bythkanit.
  • Rrenimet - pyje, ku në të kaluemen ka rrëshqitë toka, në verilindje të Braticës.
  • Rrethina'e Nreks Lucit - në majë të Malit Bardhë, pjesa perëndimore.
  • Sojmira - nën Qarr.
  • Shpija'e Gogve - aty ka qenë një kasolle e druvarëve prej jugut të Shqipërisë.
  • Shkámat e Smajl Hotit - shkëmbinj të Shullá mëdhenj në të malit Marvjan.
  • Shkámi - pyll me mjaft shkëmbinj në veriperëndim të Braticës.
  • Shpella'e Kuqe - sipër rrugës së moçme ('xhades'), nën Pyll TrashëMalit Bardhë (dhé i kuq ndërmjet shkëmbave).
  • Shulláni - faqja jugore e malit Marvjan (shulláhem shullëhem, rrezitem).
  • Trojet - në Mal t'Bardhë, në jug prej Rrethin's Zefit Nrek's Lucit.
  • Ura'e Mrisë - urë mbi Prrue t'Thatë, ndërmjet Pelinkonjsh (Pelinkajsh) dhe Mâronjsh (Mârajsh).
  • Ura'e Nikziqve - urë mbi Mulinë, afër Ramnjanve (Ramjanve).
  • Vorr-Elez - në Mal t'Bardhë, te Qirizi, sipër Mullinit Qehaj's.
  • Vorret e Pelinkonj - (Pelinkaj) varret myslimane afër Mulinës, buzë rrugës për Bardhonj (Bardhaj, Salç).
  • Vorret e Sylos - varret e familjes Alaj, mbasardhësit jetojnë në Ulqin.
  • Vorrezat - aty ishin varret e moçme myslimane; sipër tyre u ndërtua shkolla e Braticës mbas termetit të 1979.
  • Vorri Vajz's - në jug prej Ar's Smaqe.

Sipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Braticë jetonin 233 banorë.

Numri i banorëve sipas censuseve[2]
1948 1953 1961 1971 1981 1991 2003 2011
352 372 383 397 346 429 232 233

Struktura e popullsisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personalitete të shquara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Simë Gjon Dobreci: Toponimet e Braticës, BUZUKU 24, 2007:6-7
  2. ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
  3. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Bratica
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?