For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Baba Ali Tomori.

Baba Ali Tomori

Ali Skëndi
U lind në1893
Vdiq14 janar 1948
KombësiaShqiptar
Emrat e tjerëbaba Ali Kulmaku, baba Ali Prishta, Varf Ali Prishta, atë Ali Tyrabiu, varf Ali Tepelena apo Ali Gjirokastra
Profesioni
  • dervish
  • baba bektashi, varfë
  • poet
  • publicist
  • historian

Baba Ali Skëndi gjerësisht i njohur si Baba Ali Tomori apo Ali Turabiu (Shalës, 1893 - Gjirokastër, 14 janar 1948)[1] ka qenë një baba i tarikatit bektashi, poet autor nefesesh e gazelesh bektashiane,[2] publicist dhe historian shqiptar. Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u zgjedhur anëtar i KNÇ për qarkun e Beratit, pas çlirimit qe në kryesinë e parë të Lidhjes së Shkrimtarëve, i akuzuar si agjent anglez u pushkatua me Baba Shefqet Gllavën më 1948.[1]

U lind më 1893 në Shalës të Tepelenës, i biri i Abaz Skëndit. I ati ishte mbaruar shkollën e lartë për nëpunës në Stamboll dhe emëruar në KozanGreqisë, ku shërbeu për 23 vjet. Në vitin 1902 Abazi kthehet në Shqipëri dhe i prirur të ndikojë sadopak në lëvizjen autonomiste shqiptare, i bashkëngjitet veprimit energjik të klerikëve bektashianë. Ai vendoset në teqenë e Prishtës, në Skrapar, e njohur në atë kohë për veprimtarinë atdhetare në mënyrë të veçantë në shpërndarjen e librave shqip në krejt jugun e Shqipërisë. Falë përkushtimit të tij të plotë, Abaz Skëndi merr dorë tek babai i teqesë dhe bëhet myhib (shkalla e parë e praktikantëve mistik të bektashizmit). Deri sa ndërron jetë në vitin 1911, ky shqiptar i madh i shërben me devotshmëri kombit të vet.

Ali Abaz Skëndi kryen arsimin fillor në Berat, ndërsa të mesmen ne Kozan ku mëson, veç greqishtes, edhe gjuhët arabe e turke. Në vitin 1913 kthehet në atdhe dhe vazhdon punën e të atit në teqenë e Prishtës. Mbas masakrës së vitit 1914 nga ana e andartëve grekë, detyrohet të marrë rrugën e mërgimit në Kajro të Egjiptit. Atje bie në kontakt me shoqëritë patriotike, u njoh me idetë e rilindëseve, u ndërgjegjësua për rolin e klerikut bektashi në shërbim të shqiptarizmit. Në këtë kohë studioi me themel letërsi dhe teologji islame, shkroi poezi dhe ese të karakterit filozofik e didaktik. Duhet përmendur këtu përmbledhja rreth 300 faqe “Mësime margaritarësh” me studime për njerëzit e mëdhenj, një pjesë e të cilave u ribotua në Shqipëri më 1934 nën titullin “Xhevher”.

Baba Aliu kthehet në atdhe për të dhënë ndihmesën e vet në shërbim të kombit. Nis veprimtarinë fetare si baba në teqenë e Kulmakut, ku thirret baba Aliu i Tomorit. Në vitin 1921 - 1923, botoi gazetën “Reforma”, e cila bëhet propagandiste e zjarrtë e idealeve rilindase, lufton “helmin e fashizmit”, përkrah tolerancën fetare e bashkëpunimin për të mirën e atdheut. Në këtë gazetë u pasqyrua Kongresi i parë bektashian i Prishtës, ashtu siç zuri vend të rëndësishëm edhe Kongresi kishtar ortodoks i Beratit, që shpalli kishën autoqefale shqiptare.

Baba Aliu ishte klerik patriot dhe intelektual përparimtar, mbështetës i ideve për një Shqipëri demokratike dhe evropiane. Më 1924 mori pjesë në varrimin e Avni RustemitVlorë. Fjala e tij në ceremoninë e rastit të tërheq vëmendje për profecinë e hidhur: “ I shenjtëruari dëshmor i atdheut Avni Rustemi !... E çuditshme se më të shumtët e burrave të mirë, burrave të drejtë, burrave idealistë, janë ndarë nga kjo botë, kush viktimë e plumbit si ti, o Avni i dashur, kush prej helmit në burg e arrati”. Dhe e përfundon kështu: “Fli i qetë, Avni ! Prehu në gjirin e kësaj Vlore kreshnike, pranë Ismail Qemalit të ndjerë, pranë regjimentit apostolik të rilindjes shqiptare”.

Baba Aliu përkrahu luftën çlirimtare, luftoi bishën fashiste që pllakosi vendin, bekoi luftëtarët e lirisë, priti e përcolli në teqe pa bërë dallime politike. Mbas çlirimit, me akuza false e gjyqe të inskenuar, u vranë e u burgosën mijëra intelektualë duke eliminuar kësisoj elitën tonë patriotike. Në këtë kuadër, baba Aliu i Tomorit u dënua nga gjykata ushtarake në Gjirokastër me të njëjtën akuzë standarde si gjithë të tjerët dhe u pushkatua më 14 janar 1948. (Më 1947 u dënua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzën se ka bashkëpunuar me anglezët). Fjala e tij e fundit para pushkatimit ka qënë ; “Ruani dorëshkrimet e mija. Rroftë Shqipëria!”

Kongrese Bektashiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

B. Ali Tomorri qe një nga organizatorët kryesorë të tre Kongreseve Bektashiane:

  • Kongresit të Parë Bektashian që i zhvilloi punimet në Prishtë, ku ishte edhe selia e parë e teqesë së tij (në 1921).
  • Kongresit të Dytë që u mbajt në Gjirokastër, më 9 korrik 1924.
  • Kongresit të Tretë në TuranKorçës, më 26 shtator 1929.
  • Thelbi i qëllimit, udha e shpëtimit, Korçë: Dhori Koti, 1921;
  • Literatyra e Bektashivet a vjersha të përkthyera prej shkrimtarëve bektashinj të vjetër, Tirana: Mbrothësija, 1927;
  • Mersija, apo ceremonia e shënjtë e Bektashivet kur shënjtërohet ashyréja. Përkëthim i mbaruar prej Atë Ali Tyrabiut, S.N. i teqes së Tomorit. Tirana: Mbrothësija, 1928;
  • Historija i përgjithëshme e bektashinjvet prej Atë Ali Tyrabiut S.N. i teqes' së Tomorit. Shkruar në pjesa spirituale dhe dokumentale. Tirana: Mbrothësia 1929;[3]
  1. ^ a b Gëzhilli, Mehmet (2018). "Baba Ali Turabiu, bektashiani i madh atdhetar". zgjohushqiptar.com.al.
  2. ^ "Letërsia bektashiane në Shqipëri". kryegjyshataboterorebektashiane.org.
  3. ^ Elsie, Robert. "Bibliografie: Der Islam und die Derwisch-Sekten Albaniens" (PDF). kakanien-revisited.at (në gjermanisht).((cite web)): Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Baba Ali Tomori
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?