For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Arbër Abilaliaj.

Arbër Abilaliaj

Arbër Abilaliaj
Të dhënat vetjake
Emri i plotëArbër Abilaliaj
Datëlindja (1986-06-06) 6 qershor 1986 (38 vjeç)
VendlindjaVlorë, Shqipëri
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
Flamurtari
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2004Flamurtari21(2)
2004–2008Partizani84(24)
2008–2009Besa21(4)
2009–2010Tirana25(6)
2010–2012Inter Zaprešić38(10)
2012–2013Tirana14(2)
2013–2015Flamurtari47(17)
2015–2016Skënderbeu0(0)
Karriera ndërkombëtare
2001–2002Shqipëria U178(4)
2003–2004Shqipëria U196(2)
2005–2008Shqipëria U213(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Arbër Abilaliaj (lindur më 6 Qershor 1986) është një ish futbollist shqiptar i cili ka luajtur si sulmues.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Abilaliaj ka luajtur më parë te Partizani dhe ka marrë pjesë në eleminimin e klubit në raundin e parë të Kupës Intertoto 2006,[1] pavarësisht se shënoi gol në ndeshjen e dytë.[2] Gjatë kohës te Partizani, Abilaliaj pati prova të pasuksesshme te FC Erzgebirge Aue dhe TuS Koblenz.[3][4]

Në gusht 2012, Abilaliaj u transferua te Tirana duke firmosur një kontratë një vjeçare.[5] Ai bëri debutimin e tij në ligë me Tiranën më 22 shtator në fitoren 1–0 në transfertë kundër Luftëtarit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 75të në vend të Mirel Çotës.[6] Më 21 nëntor, Abilaliaj shënoi tre gola me Tiranën në fitoren 4–0 kundër KF Otrantos në një ndeshje miqësore për Kupën e Pavarësisë.[7] Abilaliaj shënoi golin e parë në ligë me Tiranën më 23 shkurt 2013 në barazimin 1–1 kudër Teutës; goli erdhi në minutën e 70të vetëm dy minuta pasi kishte hyrë në fushë. Më 31 mars, ai shënoi golin e dytë në ligë në fitoren 3–0 në transfertë kundër Kastriotit, duke mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 61të pas një krosimi të Fatmir Hysenbelliut.[8] Në përfundim të sezonit, Abilaliaj u largua nga klubi pas vetëm një sezoni të luajtur. Gjatë këtij sezoni, ai u aktiviziua në vetëm 14 ndeshje në ligë, ku vetëm një e luajti të plotë. Ai konsiderohej zgjedhja e dytë e sulmuit duke luajtur vetëm në ndeshjet miqësore ku pati ecuri të mirë.[9] Ai gjithsej koleksionoi 496 minuta duke nisur vetëm katër ndeshje si titullar.

Më 26 gusht 2013, Abilaliaj u rikthye te Flamurtari pas nëntë vitesh mungesë.[10][11] Ai firmosi një kontratë një-vjeçare.[12] Abilaliaj bëri debutimin e tij për Flamurtarin më 6 nëntor 2013 në fitoren 2–0 kundër Gramshit në kupë, kurse debutimi i tij në kampionat erdhi katër ditë më vonë në fitoren 4–3 në shtëpi kundër Lushnjes, duke shënuar një gol vendimtar në minutën e 91të.[13] Dy javë më vonë, Abilaliaj regjistroi golin e tretë me Flamurtarin në fitoren 3–1 kundër Vllaznisë.[14]

Abilaliaj shënoi golin e parë për vitin 2014 më 22 shkurt në humbjen 3–2 në transfertë kundër Kukësit; goli u shënua me kokë në minutën e 85të pas një krosi të Gilman Likës.[15] Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar një gol vendimtar në fitoren 1–0 kundër rivalëve për mbijetesë Vllaznisë,[16] e cila u pasua nga një dopietë në fitoren 4–2 kundër Lushnjes në stadiumin Rosa Haxhiu; në ndeshjen kundër Lushnjes, Abilaliaj i shënoi dy golat për tetë minuta pasi deri në minutën e 70të rezultati ishte 2–2.[17] Kjo ishte fitorja e parë e Flamurtarit në stadiumin Rosa Haxhiu pas plot 27 vitesh.[18] Abilaliaj regjistroi golin e shtatë në kampionat dhe golin e fitores kundër kampionëve në shqipërisë Skënderbeut më 13 prill duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e tretë rresht në ligë.[19] Goli erdhi me kokë në minutën e 60të pas një krosimi të Telushit nga kornja.

Pas vetëm një jave, Abilaliaj shënoi sërisht kundër Lushnjes në fitoren 3–2 duke zbritur këta të fundit nga Kategoria Superiore; goli erdhi që në minutën e 3të, e cila ishte goli më i shpejtë i sezonit 2013–14.[20] Më 4 maj, Abilaliaj shënoi dy gola për të ndihmuar skuadrën e tij të merrte një barazim 2–2 kundër ish skuadrës së tij Tiranës.[21] Ai shënoi dy gola të tjerë vetëm gjashtë ditë më vonë në fitoren 3–1 në transfertë kundër Kastriotit.[22] Më 18 maj, në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit, Abilaliaj shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 44të duke i dhuruar trofeun e katërt të kupës në histori Flamurtarit.[23] Ai e mbylli sezonin me me 14 gola në 26 ndeshje në kampionat dhe kupë.

Në qershor 2015, Abilaliaj firmosi një kontratë një-vjeçare me Skënderbeun, duke ju bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Austri.[24] Pasi zhvilloi vetëm dy paraqitje me ekipin gjatë gjithë sezonit 2015–16, Abilaliaj njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 30 vjeç, duke cituar dëmtimet e shumta si faktorin kryesor të këtij vendimi.[25]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Abilaliaj ishte pjesë e kombëtares shqiptare në fushatën kualifikuese të Euro 2008 por nuk arriti dot të bënte debutimin e tij.[26]

Flamurtari
  1. ^ Marcel Saisma. "UEFA Intertoto Cup 2006 - Match Details" [UEFA Kupa Intertoto 2006 - Detajet e ndeshejve] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 16 qershor 2009.
  2. ^ "Achnas survive scare to progress" (në anglisht). UEFA. 24 qershor 2006. Marrë më 16 qershor 2009.
  3. ^ "Aue mistet Kader aus – Albaner im Probetraining" (në gjermanisht). Focus. 23 maj 2007. Marrë më 16 qershor 2009.
  4. ^ "Abilaliaj, dështon prova te Tus Koblenz". Gazeta Albania. 8 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2011. Marrë më 16 qershor 2009.
  5. ^ "Trukimet, UEFA: Do hetohet Alesund-Tirana. Abilaliaj, 1 vit me bardheblutë". Panorama Sport. 7 gusht 2012. Marrë më 25 prill 2014.
  6. ^ "Luftëtari Gjirokastër vs Tirana 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 22 shtator 2012. Marrë më 25 prill 2014.
  7. ^ "Kupa e Pavarësisë: Tirana luan "poker" ndaj Otrantos, shpërthen edhe Abilaliaj". Panorama Sport. 22 nëntor 2012. Marrë më 25 prill 2014.
  8. ^ "Ringjallen bardheblutë, Tirana "pushton" Krujën. Dede: Fituam të rinjtë. Na u shtuan shpresat". Panorama Sport. 30 mars 2013. Marrë më 25 prill 2014.
  9. ^ "Abilaliaj, sulmuesi i miqësoreve te Tirana" (në anglisht). Panorama Sport. 5 shkurt 2013. Marrë më 25 prill 2014.
  10. ^ "Flamurtari, firmosin edhe Zeqiri, Veliu e Abilaliaj". Panorama Sport. 28 gusht 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  11. ^ "Flamurtari pret Arbër Abilaliajn për sulmin, vlonjatët duan të afrojnë edhe 1 mesfushor". Panorama Sport. 31 korrik 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  12. ^ "Firmosin edhe Zeqiri, Veliu e Abilaliaj me Flamurtarin. Gjoka: Nuk pres më blerje". Panorama Sport. 28 gusht 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  13. ^ "Flamurtari-Lushnja rekord: Tre gola ne 3 minutat e fundit". Shqiperia.com. 10 nëntor 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  14. ^ "Flamurtari pa frena, Vllaznia polemizon. Zeqiri-Abilaliaj: Golat, për Gjikën dhe tifozët". Panorama Sport. 25 nëntor 2013. Marrë më 22 prill 2014.
  15. ^ "Shpërthen Kukësi, përmbys Flamurtarin. Starova në delir: I mposhtëm pa mesfushë". Panorama Sport. 22 shkurt 2014. Marrë më 24 prill 2014.
  16. ^ "Vendos Abilaliaj, Flamurtari thyen Vllazninë. Canajt i ikën zëri: Në ndeshje të tilla ndodh". Panorama Sport. 26 shkurt 2014. Marrë më 24 prill 2014.
  17. ^ "Lushnja vs. Flamurtari 2 — 4" (në anglisht). Soccerway. 8 mars 2014. Marrë më 24 prill 2014.
  18. ^ "Eshtë dopio-Abilaliaj, fundoset Lushnja". Panorama Sport. 8 mars 2014. Marrë më 24 prill 2014.
  19. ^ "Vlora i bëhet makth, "dridhet" Skënderbeu. Abilaliaj: Goli për nënën, parandjeu suksesin". Panorama Sport. 13 prill 2014. Marrë më 24 prill 2014.
  20. ^ "Flamurtari nuk ndalet, zbret nga Superiorja Lushnja. Vlonjatët e Gjokës fitojnë lehtësisht". Panorama Sport. 20 prill 2014. Marrë më 24 prill 2014.
  21. ^ Ermal Sika (4 maj 2014). "Barazim në Vlorë, mbijeton Tirana. Magani: Tani që ia dolëm, jam i gatshëm që të rinovoj". Panorama Sport. Marrë më 6 maj 2014.
  22. ^ "Kastrioti me të rinj, Flamurtari e përmbys". Panorama Sport. 10 maj 2014. Marrë më 10 maj 2014.
  23. ^ "Flamurtari triumfon në Kupë dhe shkon në Kupat e Europës. Vendos një gol i Abilaliajt". Panorama Sport. 18 maj 2014. Marrë më 18 maj 2014.
  24. ^ "Abilaliaj firmos për Skënderbeun, korçarët ofertë edhe Azdren Llullakut". Panorama Sport. 18 qershor 2015. Marrë më 21 qershor 2020.
  25. ^ "INTERVISTA EKSKLUZIVE / La futbollin 30-vjeç, Abilaliaj tregon pse hoqi dorë dhe jetën jashtë fushës". Newsport.al. 14 prill 2017. Marrë më 21 qershor 2020.
  26. ^ "Albanian players list of 2008 UEFA qualification" [Lista e lojtarëve të Shqipërisë për kualifikueset e Euro 2008] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2016. Marrë më 24 prill 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Arbër Abilaliaj
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?