For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Agron Llakaj.

Agron Llakaj

Agron Llakaj
Lindur (1960-04-24) 24 prill 1960 (64 vjeç)
Memaliaj, Gjirokastër, Shqipëri
MediumiTelevizioni, muzika, komedia
KombësiaShqiptar
ArsimiAkademia e Arteve
Vitet aktive1978-present
GjiniaImitime parodike, komedi
Bashkëshorti/jaKostandina Llakaj[1]

Agron Llakaj (lindur më 24 prill 1960) është aktor, humorist, këngëtar, producent dhe personalitet televiziv shqiptar. Ai është krijuesi i emisionit komedik Al Pazar, dhe që prej 2019 moderator i emisionit satirik Fake Off.

Agron Llakaj lindi në qytetin e Memaliajtqarkut të Gjirokastrës më 24 prill 1960. Ai përfundoi shkollimin e lartë në Akademia e Arteve në Tiranë mes viteve 1987 dhe 1991.[2]

Fillimet artistike i ka në lëvizjen amatore në shtëpinë e kulturës së Memaliajt nga viti 1978 deri në 1987, si këngëtar dhe parodist, më vonë u bë i njohur në zhanrin e imitimit, zakonisht duke imituar komentatorët e futbollit dhe folësit e lajmeve po aq sa shumë emra të mirënjohur nga ekrani dhe humori. Përgjatë kësaj periudhe Agron Llakaj ishte i ftuar special në estradën profesionale të Gjirokastrës për gjashtë muaj, dhe mori pjesë në emisionin televiziv Bashkë me Ju, në të cilin u bë i njohur nga publiku i përgjithshëm shqiptar.[2]

Aktivitetet e tija kanë qenë intenzive si i ftuar në programet 12 në Hollywood, 12 Vallëzime Pa Një të Shtunë, Rreth Fatit për 12 Javë, etj.

Ai njihet për imitimin e personaliteteve politike si Sali Berisha, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, etj. Llakaj ka qenë prezent në emisione televizive si Telebingo gjatë viteve 1996 deri në 2003. Ai ishte bashkëregjisor i filmit TitanikuTV Klan më dhjetor 1998.[3]

Nga 2003 deri 2010, ai ishte drejtor artistik, moderator, dhe aktor i emisionit humoristik PortokalliTop Channel-it. Nga 2011 deri 2012 ishte moderator i emisionit kuiz Kush do të bëhet milioner?. Nga 2012 deri 2019, ai ishte autor, regjisor, skenarist dhe aktor i emisionit humoristik Al Pazar, dhe që prej dhjetor 2019 ai drejton emisionin satirik Fake Off bashkë me Xhevahir Zenelin.[4][5]

Llakaj e ka një galeri të pasur të personazheve me humor, si Xha Temja, Aneja, Jorgaq fotografi, Sul agjenti, Fiqo, Visho, e të tjerë.

Ai u dekorua në 2010 nga Presidenti Bamir Topi me urdhërin "Mjeshtër i Madh".[6]

  1. ^ gazetar_lauerta (2020-12-01). "Gruaja e tij feston sot datëlindjen, Agron Llakaj i bën dedikimin e veçantë". Vizion Plus (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-04-20.
  2. ^ a b "Rrëfehet Agron Llakaj, nxjerr "sekretet" e jetës private dhe profesionale: Ja pse refuzoj çdo ofertë dhe qëndroj në "Vizion Plus"". sot.com.al. 7 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2023. Marrë më 20 prill 2023.
  3. ^ "Agron Llakaj shkruan libër autobiografik". Panorama Online. 11 shkurt 2012. Marrë më 2 dhjetor 2023.
  4. ^ "FAKE OFF". Vizion Plus. Marrë më 2 dhjetor 2023.
  5. ^ "A do largohet nga Vizion+? Agron Llakaj flet për ofertën nga Top Channel". Lapsi.al. 6 qershor 2018. Marrë më 2 dhjetor 2023.
  6. ^ "Llakaj dekorohet me Urdhrin "Mjeshtër i Madh"". Telegrafi.com. 29 prill 2010. Marrë më 2 dhjetor 2023.
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Agron Llakaj
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?