For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Abdi bej Toptani.

Abdi bej Toptani

Abdi bej Toptani
Ministër i Financave
Në detyrë
4 dhjetor 1912 – tetor 1913
Paraprirë ngaPavarësia
Pasuar ngazv. Aziz pashë Vrioni, pas tetorit Jorgji Çako
Ministër i Bujqësisë
Në detyrë
28 maj – 3 shtator 1914
Paraprirë ngaAziz p. Vrioni
Pasuar ngaSami bej Vrioni (1918)
Të dhëna vetjake
U lind më1864
Tirana Perandoria Osmane)
Vdiq më1942
Tiranë, Mbretëria Shqiptare 1939-1943
NënshtetësiaShqiptarë
FëmijëtIhsani, Hiqmetja, Zejnepja, Xhahiti
Punësimiçifligar, nëpunës

Abdi bej Toptani (1864 - 1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës.

Lindi në Tiranë në oxhakun e Toptanve, i biri i Adem beut[1] dhe Qamile hanëmit.[2] Kreu mejtepin në vendlindje, ndërsa të mesmen në Stamboll. Kthehet në atdhe më 1895[3].

Për shkak të divergjencave politike oxhaku i Toptanve u nda pothuaj në dy pjesë: njëri krah me Esad Pashën e tjetri me Abdinë, Refikun e Muratin.

Organizoi forcat kryengritëse kundër osmanëve në Shingjergj dhe Shupal në korrik 1912, me 6 bastisën depon e Shijakut ku pajisen me armë e municion e me 8 marrin në dorë Krujën. Me të marrun Shkupi nga krenët e revoltës së Kosovës me në krye Hasan Prishtinën e Bajram Currin, shkon me një nga dera e Gjonmarkajve të Mirdites dhe Mustafa Krujën të koordinonin levizjet por pakti me kërkesat e H. Prishtinës tashmë ishte nënshkruar.

Bashkëpunon me Imzot Nikollë Kaçorrin dhe Mustafa Krujën në qarqet patriotike në qarkun e Durrësit (kjo prefekturë përfshinte pesë ndënprefektura: Durrsi vetë me pak katunde, Kavajen, Tiranen e Krún).[4]

Në nëntor 1912 priti në Durrës Ismail Qemali dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në ngritjen e flamurit firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Abdi”. U zgjodh ministër i Financave në qeverinë e parë shqiptare.

Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër.

Kongresin e Lushnjes, ishte nga aktivistët kryesorë dhe për këtë u zgjodh antar i Këshillit të Lartë së bashku me Aqif pashë Elbasanin, Imzot Luigj Bumçin dhe dr. Mihal Turtullin. Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga Bajram Curri e Elez Isuf Ndreu, për të cilën u dënua me vdekje, por lejohet të largohet në Austri. Pas amnistimit tërhiqet krejtësisht nga jeta politike.[3] Vitin e festimit të 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, evenimetit historik ku ai mori pjesë, më 1942, Toptani vdiq në Tiranë.

Fëmija i parë ka qenë Ihsani, i cili u largua në tetor të ’44-s me grupin e ushtarakëve të misionit anglez, Abaz Kupin etj. U dënua më pas me vdekje në mungesë. Punoi për “Newsweek” dhe BBC. Fëmijët e tjerë kanë qenë 2 vajzat Hiqmeti e Zejnepi, si dhe më i vogli, Xhahiti. Përveç Xhahitit që kreu studimet në shkollën e Fultz-it për Agronomi, ndërsa të lartën në Milano për Shkenca Agrare - gjithë tjerët u shkolluan në Vienë.[5]

  1. ^ Shllaku L., Pema gjenealogjike e Familjes se Skenderbeut, Gazeta Shqiptare, 9 nëntor 2002.
  2. ^ Toptani G., Ju rrëfej gjyshin tim Abdi beun, intervistoi Ani Jaupaj, Panorama, 24 shtator 2012.
  3. ^ a b Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012, fq. 239, ISBN 978-9943-56-22-5
  4. ^ «Shqiptari» i 1912-s e shqiptarizma në qarkun e Durrsit, Mustafa Kruja; marrë nga «Shêjzat» 1973
  5. ^ Jaupaj A., Gajda Toptani, mbesa e Abdi Toptanit: Ju rrëfej tim gjysh, nga firmosja e Pavarësisë te harresa, Panorama, 24 shtator 2012.
{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Abdi bej Toptani
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?