For faster navigation, this Iframe is preloading the Wikiwand page for Abacia e Shën Llezhdrit.

Abacia e Shën Llezhdrit

Abacia e Shën Llezhdrit ka qenë një abaci territoriale benediktine në Orosh në krahinën e Mirditës, Shqipëri. Ajo u shkatërrua gjatë regjimit komuniste dhe tani është e rindërtuar, kushtuar Shën Llezhdrit, siç njihet në ato vise Shën Aleksandri.

Me dekret të papës në 25 tetor 1888, kjo kishë së bashku me dy famullitë e saj është dhe pesë famulli të tjera të Dioqezës së Lezhës (Alessio ) u hoqën nga juridiksioni i Peshkopit të Lezhës.

Në 1890, tre famulli nga Dioqeza e Sapës iu shtuan kishës territoriale të Oroshit dhe pesë famulli të tjera nga Lezha në 1984.

Në fillim të shekullit 20, katolikët numëronin 16,550 në Shqipëri duke qenë nën kujdesin e klerikëve laikë dhe të rregullt. Abati u zgjodh ndër shumë klerikë të tjerë laikë. Abati, Mgr. Primus Docchi, i cili banonte në Orosh, lindi në Bulgëri, 7 shkurt 1846 dhe studioi në Kolegjin Propaganda në Romë. Françeskanët kishin një famulli dhe një spital në Gomsiqe .

Selia e Oroshit, e izoluar në ato male, është dhe mund të thuhet e barazlarguar jo pak, nga fshatrat më të afërm, ka afër, me pamje nga kisha, vetëm varrezat. Është e konstatuar se në kohën e Turqisë abatët nuk ishin më shumë se priftërinj fshati, nën të cilën ishin bashkësitë e Oroshit dhe Spaçit. Të ardhurat i siguronin nga tokat e pakta që i kishin mbetur Abacisë dhe nga dhurimet e Propaganda Fides e cila dhe emëronte abatët.

Pas një udhëtimi të lodhshëm përmes shtigjeve të thepisura të mbushura me mikpritje, por edhe me kurthe e befasira Edith Durham e ndien veten mirë në Mirditë.

Ndalesën e parë e bëjnë në Malin e Shenjtë, atje ku janë ende rrënojat e manastirit të lashtë benediktin dhe më pas, zbret në Orosh, ku ishte abacia dhe kulla e kapedanit Marka Gjoni. “Abati di shumë gjëra, – shkruan Durhami, – ndër të tjera, ka ditur të ngrejë selinë e tij në një nga vendet më të bukura në Europë, qe truri i Mirditës, ndoshta personaliteti më i fortë në të gjithë Shqipërinë e Veriut.

Abati ishte Preng Doçi, një figurë fort interesante.

I lindur në 1846 dhe i shkolluar në Shkodër e në Romë, ai kishte shërbyer si famullitar në Mirditë përgjatë viteve 79 të shekullit të XIX. Kundërshtar i vendosur i pushtimit osman kishte hyrë në një marrëveshje me malazezët gjë që shkaktoi dëbimin e tij nga Mirdita. Propaganda Fide në Vatikan e dërgoi si misionar në Njufaundlend në SHBA në 1881. Mendohet se ai është shqiptari i parë që jetoi gjatë në Amerikë. Më pas, për vite me radhë shërbeu si sekretar i nuncit apostolik në Kalkutë, pikërisht atje ku vitemë pas, Nënë Tereza do të ngrinte misionin e saj të famshëm.

Preng Doçi u lejua të kthehej në Mirditë, vetëm në 1888.

Një vit më pas u shugurua abat i Abacisë së Shën Lleshit në Orosh, një post që i dha mundësi të shndërrohej në njërën prej figurave më kryesore në Mirditë. Në 1899, së bashku me dy priftërinj të tjerë, Ndoc Nikajn e Gjergj Fishtën, ishte bashkëthemelues i shoqërisë “Bashkimi”, prej së cilës kemi sot alfabetin latin të shqipes.

“S’është nevoja, shkruan Durham, t’ju flas për kishën e tij, të projektuar prej atij vetë, më e madhja në të gjithë malësinë, as për shtëpinë e tij të madhe, e mobiluar e gjitha sipas shijeve europiane, e as për mikpritjen e tij princërore. Këto i dinë të gjithë ata që vizitojnë Shkodrën e pastaj bëjnë një udhëtim lartnëpër male. Kur vajta unë aty, ai vetë s’qe në shtëpi, por e motra, që më përshëndeti me përzemërsi si të ishim të njohura të vjetra dhe prifti i Oroshit, më bënë nderet e shtëpisë. Por, Oroshi pa abatin është si “Hamleti” pa Hamletin?“.

{{bottomLinkPreText}} {{bottomLinkText}}
Abacia e Shën Llezhdrit
Listen to this article

This browser is not supported by Wikiwand :(
Wikiwand requires a browser with modern capabilities in order to provide you with the best reading experience.
Please download and use one of the following browsers:

This article was just edited, click to reload
This article has been deleted on Wikipedia (Why?)

Back to homepage

Please click Add in the dialog above
Please click Allow in the top-left corner,
then click Install Now in the dialog
Please click Open in the download dialog,
then click Install
Please click the "Downloads" icon in the Safari toolbar, open the first download in the list,
then click Install
{{::$root.activation.text}}

Install Wikiwand

Install on Chrome Install on Firefox
Don't forget to rate us

Tell your friends about Wikiwand!

Gmail Facebook Twitter Link

Enjoying Wikiwand?

Tell your friends and spread the love:
Share on Gmail Share on Facebook Share on Twitter Share on Buffer

Our magic isn't perfect

You can help our automatic cover photo selection by reporting an unsuitable photo.

This photo is visually disturbing This photo is not a good choice

Thank you for helping!


Your input will affect cover photo selection, along with input from other users.

X

Get ready for Wikiwand 2.0 🎉! the new version arrives on September 1st! Don't want to wait?